<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

‘Nuk është uji’, ja cila është pija që bën hidratimin më mirë për trupin

 

Një gotë ujë nuk është gjithmonë pija më hidratuese, sipas një studimi nga Universiteti i St. Andrews në Skoci, i cili krahasoi efektet hidratuese të disa pijeve të ndryshme.

Sipas studiuesve, edhe pse uji është shumë efektiv për të hidratuar trupin shpejt, pijet që përmbajnë pak sheqer, yndyrë ose proteina janë edhe më të mira për të ruajtur hidratimin në një periudhë më të gjatë. Kjo lidhet me mënyrën se si trupi ynë përpunon pije të ndryshme.

Pse disa pije hidratojnë më mirë se uji?

Sipas profesor Ronald Maughan nga Shkolla Mjekësore e St. Andreës, ka dy faktorë kryesorë:

Vëllimi i pijeve – Sa më shumë të pini, aq më shpejt lëngu kalon nga stomaku në qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në hidratim.
Përbërja ushqyese – Pijet që përmbajnë përbërës si laktoza, proteina, yndyrë ose elektrolite ngadalësojnë zbrazjen e stomakut, çka ndihmon trupin të ruajë lëngjet më gjatë.

Qumështi është më hidratues se uji

Qumështi doli të jetë më hidratues se uji i zakonshëm për shkak të përmbajtjes së tij të natriumit, proteinave dhe yndyrnave. Këto elemente ndihmojnë në mbajtjen e lëngjeve në trup dhe ulin prodhimin e urinës. Po ashtu, tretësirat orale të rehidratimit, të përdorura zakonisht në rastet e diarreve, përmbajnë sheqer dhe elektrolite si natriumi dhe kaliumi, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e ujit në trup.

“Ky studim konfirmon atë që tashmë e dinim që elektrolitet përmirësojnë hidratimin, ndërsa përbërësit me kalori ngadalësojnë zbrazjen e stomakut, duke çuar në një hidratim më të qëndrueshëm,” thotë Melissa Majumdar, dietologe dhe zëdhënëse e Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietologjisë.

Kujdes me sheqerin e tepërt

Megjithatë, pijet me përqendrim të lartë sheqeri, si lëngjet e frutave ose pijet e gazuara si kola, nuk janë po aq hidratuese. Kur këto pije arrijnë në zorrën e hollë, përqendrimi i lartë i sheqerit shkakton një proces të quajtur osmozë, ku trupi tërheq ujë drejt zorrës për të holluar sheqerin, duke çuar në humbje të ujit në vend që të fitohet.

Majumdar thekson gjithashtu se lëngjet dhe pijet e gazuara, përveç që hidratojnë më pak, shtojnë kalori dhe sheqer pa ofruar ndjenjë të plotësisë që japin ushqimet e ngurta. “Nëse zgjedhja është midis një pije të gazuar dhe ujit, gjithmonë zgjidhni ujin,” thotë ajo. “Uji është thelbësor për funksionimin e duhur të veshkave dhe mëlçisë, dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës – është kremi më i lirë hidratues që ekziston.”

Kur bëhet hidrati një çështje kritike?

Për shumicën e njerëzve, trupi është i aftë të vetërregullojë nevojat për hidratim, nëse ndjeni etje, thjesht pini. Por në raste të veçanta, si për atletët që ushtrojnë në kushte të nxehta, ose për individë që punojnë për orë të gjata pa pushim, mungesa e ujit mund të ndikojë edhe në funksionet njohëse.

Po pijet si birra apo kafeja, a na hidratojnë?

Alkooli ka efekt diuretik, që do të thotë se stimulon urinimin. Megjithatë, sasia e lëngut që merrni ka rëndësi si përshembull një birrë përmban më shumë ujë se një gotë uiski dhe, rrjedhimisht, do të çojë në më pak humbje uji. Pijet alkoolike të forta janë më dehidruese, ndërsa ato të holluara, si birra, janë më pak problematike në këtë drejtim.

Edhe kafeja mund të ndihmojë në hidratim, në varësi të sasisë së kafeinës. Një kafe me rreth 80 mg kafeinë është pothuajse po aq hidratuese sa uji. Por nëse konsumoni më shumë se 300 mg kafeinë në ditë (rreth 2–4 filxhanë), ajo mund të shkaktojë një humbje të lehtë të lëngjeve përmes urinimit. Kjo është më e zakonshme te ata që nuk janë të mësuar me kafeinën dhe mund të balancohet duke shtuar pak qumësht në kafe.

admin admin

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

2 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

3 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

4 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

5 days ago