<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Deformimet e hartave nuk provojnë mashtrimin me formën e tokës

Pretendimi: Tjetërsimi i distancave në këtë hartë dëshmon se rrumbullakësia e Tokës është mashtrim

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————————

Një hartë që po qarkullon në rrjetet konspiracioniste, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se vë në dyshim formën e rrumbullakët të Tokës.

Në hartën e mësipërme, gjerësia e kontinentit afrikan është disa herë më e vogël se ajo e shtetit rus. Kjo, megjithëse në realitet Afrika është 800 km më e gjerë se Rusia.

Ky imazh thekson defektet e hartës së botës përdorur më shpesh: projeksionit Mercator.

Projeksioni Mercator i botës 

Projeksioni Mercator është një projeksion cilindrik konformal hartografik i prezantuar për herë të parë nga gjeografi dhe hartografi Gerardus Mercator në 1569. Në shekullin e 18-të, ai u bë projeksioni standard i hartës për navigim për shkak të vetisë së tij për të përfaqësuar vijat romboide si vija të drejta.

Në hartat e botës, projeksioni Mercator fryn madhësinë e tokave sa më larg që ato të jenë nga Ekuatori. Prandaj, masat tokësore si Groenlanda dhe Antarktida duken shumë më të mëdha nga sa janë në të vërtetë në krahasim me masat tokësore pranë Ekuatorit. Kjo do të thotë që vende si Europa, Kanadaja dhe Rusia duken gjigante, ndërsa kontinentet ekuatoriale si Afrika dhe Amerika e Jugut duken të tkurrura.

Projeksioni Mercator i botës me treguesin e deformimit Tissot.

Megjithëse projeksioni Mercator përdoret gjerësisht, ai nuk është i vetmi projeksion.

Një projeksion tjetër si Gall-Peters korrigjon madhësinë dhe tregon çdo vend në përpjesëtim me sipërfaqen e tij reale në Tokë. Siç vërrehet, në këtë hartë Afrika dominon dhe papritmas vendet perëndimore duken shumë më të vogla.

Projeksioni Gall-Peters i botës 

Projeksioni Gall-Peters është një projeksion me sipërfaqe të barabartë, që do të thotë ai ruan ruan madhësinë relative të sipërfaqes midis çdo dhe të gjitha rajoneve të hartës. Si një projeksion me sipërfaqe të barabartë, ai detyrimisht shtrembëron format.

Pra, projeksionet kartografike që ruajnë formën e kontinenteve, si ai Mercator, shtrembërojnë madhësinë e tyre, ndërsa ato që ruajnë madhësinë, si Gall-Peters, shtrembërojnë formën.

Projeksioni Albers tregon sipërfaqet me saktësi, por shtrembëron format.

Shtrembërimet janë të paevitueshme pikërisht sepse Toka është e rrumbullakët. Projeksionet kartografike duhet të përfaqësojnë një objekt cilindrik 3 dimensional në një plan të sheshtë 2 dimensional.

Teorema Egregium e Carl Friedrich Gauss ka vërtetuar se sipërfaqja e një sfere nuk mund të përfaqësohet në një plan pa shtrembërim. Të gjitha projeksionet e një sfere në një plan domosdoshmërisht e shtrembërojnë sipërfaqen në një farë mënyre.

Nga hapësira, gjithçka ndryshon. Imazhet satelitore, pa shtrembërime të projeksionit, e tregojnë Afrikën në madhësinë e saj të plotë.

Nuk ka hartë perfekte, sepse çdo projeksion shtrembëron diçka. Por hartat me sipërfaqe të barabartë si projeksioni Eckert IV synojnë të tregojnë vendet në madhësinë e tyre të vërtetë, pa shtrembëruar në mënyrë dramatike formën ose shkallën. Është më pak ekstreme se Gall-Peters, më e balancuar se Mercator dhe ofron një pamje më të qartë se si krahasohen në të vërtetë kontinentet.

Projeksioni Eckert IV

Pra, deformimi i theksuar nga imazhi që po qarkullon në rrjet nuk dëshmon se rrumbullakësia e Tokës është një mashtrim. Përkundrazi, ky deformim është një pasojë direkte e rrumbullakësisë së Tokës dhe përpjekjeve të njerëzimit për ta projektuar atë në një plan të sheshtë.

admin admin

Recent Posts

Sr Noel Malcolm “Arsyet e konvertimit (në Islam) në përgjithësi ishin vullnetare..

Sr Noel Malcolm për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame në periudhen e Perandorisë Osmane.…

12 hours ago

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas një studimi

  Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve…

12 hours ago

Kujdesi ndaj gojës dhe dhëmbëve gjatë Ramazanit – pa e cenuar agjërimin

Muaji i Ramazani është kohë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Por ndërkohë që kujdesemi për…

12 hours ago

Kujdesi për një fëmijë me çrregullim të spektrit autik

  Autizmi, ose çrregullimi i spektrit autik (ASD), është një variant natyror i zhvillimit të…

12 hours ago

Fluturimi i parë i një ketri të vogël fluturues (Video)

Në një nga ato momentet e rralla kur natyra të mban frymën pezull, videoja “Baby…

13 hours ago

Napoleon Bonaparti, ngjitja dhe rënia e gjeniut që tronditi botën

Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë sa Napoleon Bonaparti. Ai…

13 hours ago