<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

E rrezikshme: ChatGPT e di ku jetoni – i mjafton vetëm një foto

 

Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga fotot e tyre, argëtimi i ri në internet duket se ka të bëjë me – gjurmimin e lokacionit.

Në shikim të parë, duket si një lojë – përdoruesit ngarkojnë foto menushe restorantesh, selfi apo pamje nga rruga, dhe ChatGPT përpiqet të gjejë se ku është bërë fotografia. Disa madje e “shndërrojnë” ChatGPT në një lojtar të GeoGuessr, një lojë online e njohur ku duhet të gjesh vendndodhjen bazuar në pamjet nga Google Street View.

Kjo mund të tingëllojë e padëmshme, por ka edhe një “anë të errët” serioze. OpenAI së fundmi ka publikuar modelet e reja o3 dhe o4-mini, të cilat kanë aftësi të avancuara të “arsyetimit vizual”. Kjo do të thotë që AI mund të zmadhojë, rrotullojë, presë dhe analizojë edhe imazhe të paqarta për të nxjerrë informacion të dobishëm. Kur këto aftësi kombinohen me të tjerat që ka modeli – rezultati është një aftësi e jashtëzakonshme për të identifikuar lokacione, raporton Tech Spot.

Përkthyer: mjafton një foto e thjeshtë nga Instagrami, dhe AI mund të dallojë në cilin qytet jeni, në cilin lagje – madje edhe në cilën adresë të saktë. Kjo hap rrugën për rreziqe serioze si doxxing, pra zbulimi i vendndodhjes apo identitetit të dikujt pa pëlqimin e tij.

Në një testim, modeli o3 arriti të dallonte që një foto me një kokë rinoceronti ngjyrë vjollcë në një bar ishte bërë në një lokal në Williamsburg të New Yorkut, ndërsa GPT-4o gabimisht mendoi se ishte një pab britanik. Megjithatë, edhe pse o3 është më i saktë në disa raste, nuk është i pagabueshëm – ndonjëherë ngec në përpjekjet për të përcaktuar lokacionin.

Nga OpenAI thonë se këto aftësi mund të ndihmojnë në fusha të ndryshme, nga qasja për persona me aftësi të kufizuara dhe kërkimet shkencore, deri te ndërhyrjet emergjente. Ata gjithashtu pretendojnë se modelet refuzojnë kërkesat për informacione private ose të ndjeshme dhe se janë vendosur mekanizma mbrojtës kundër identifikimit të personave privatë në foto.

Megjithatë, aftësia e AI për të marrë me mend vendndodhjen nga një foto bazuar në detaje të vogla (shenja, brendshme, peizazh) mbetet ende potencialisht e rrezikshme, veçanërisht në duart e atyre që duan të dëmtojnë dikë.

admin admin

Recent Posts

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

15 hours ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

3 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

4 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

4 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

4 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

4 days ago