Le të dihet
Shumë prej nesh kemi dëgjuar ose kemi qenë prezent që shqiptarët i quajnë arnaut.
Por të pakët janë ata njerëz që e dine kuptimin dhe historinë e kësaj fjale madje ka dhe nga ata që e keqkuptojnë ose e marrin për fyerje.
“Nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët.
Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë. Shqiptarët i gjen kudo në tërë poret e jetës turke, sidomos në poste drejtuese e komanduese si në aparatin shtetëror, në ushtri, në polici, në ekonomi, industri e tregti, në arsim dhe kulturë dhe ata gëzojnë respektin e mbarë popullsisë.
Të përmendësh emrin shqiptar në Turqi, si dje dhe sot, është sikur të përmendësh një emër të shquar, të nderuar, me reputacionin më të mirë që mund të bëhet.
Në kohën e Sulltan Mehmet Fatihut është kryer edhe hyrja në Stamboll por kjo iu desh perandorisë Osmane 50 ditë rrethim.
Perandoria Osmane e cila përbehej nga shumë nënshtetas, Shqiptarë, boshnjakë, Turqë etj, patën shumë humbje të mëdha.
Gjeneralët rreth ditës së 30-35 të rrethimit i propozuan sulltanit të tërhiqeshin.
Një gjeneral Shqiptar, Zognush Pasha del përpara sulltanit dhe thotë: Unë nga Shqipëria kam ardhur vetëm për dy rrugë ose vdekjen ose marrjen e Stambollit.
Që prej asaj ditë janë vazhduar betejat derisa në ditën e 50 marrin Stambollin.
Epiteti që perandoria Osmane i vuri Shqiptarëve “Arnautë”,do të thotë i pa kthyeshëm, pra ky është një nderim sepse shqiptarët vlerësohen si trima, të pa mposhtur dhe besnikë./ TV Syri/Jetapress/
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…