YouTube ka shkaktuar sërish pakënaqësi mes përdoruesve – këtë herë për shkak të një ndryshimi të heshtur në dizajnin e faqes kryesore. Versioni i ri paraqet miniatura (thumbnails) të videove dukshëm më të mëdha, çka ka sjellë si pasojë shfaqjen e një sasie shumë më të vogël përmbajtjeje në ekran në të njëjtën kohë.
Për momentin, ndryshimi është i dukshëm vetëm në versionin për kompjuter (desktop), dhe as aty për të gjithë përdoruesit – çka tregon se bëhet fjalë për një testim të një versioni të ri të ndërfaqes.
Megjithatë, ata që e kanë marrë versionin e ri, nuk janë të kënaqur. Përdoruesit kanë ndarë në rrjete sociale pamje nga ekrani, ku shihet se në të gjithë faqen shfaqen vetëm katër video, gjë që kërkon shumë më tepër ‘skrollim’.
Shumë prej tyre kanë komentuar në rrjetet sociale se janë detyruar të përdorin shtesa (extensions) për të rikthyer pamjen e vjetër, ose të zvogëlojnë manualisht zmadhimin e faqes për të parë më shumë përmbajtje. Disa përdorues madje menduan se bëhej fjalë për një gabim teknik.
Deri në këtë moment, YouTube nuk është prononcuar zyrtarisht për këtë ndryshim, gjë që ka shtuar edhe më shumë konfuzionin. Në të kaluarën, ndryshime të ngjashme gjatë fazës së testimit kanë përfunduar duke u bërë të përhershme, pavarësisht reagimeve negative të përdoruesve.
YouTube njihet për ndryshimet e shpeshta në dizajn dhe algoritme, por jo çdo ndryshim pritet mirë. Duke pasur parasysh sa të ndjeshëm janë përdoruesit ndaj pamjes së ndërfaqes që e përdorin çdo ditë, nuk është për t’u çuditur që ky ndryshim ka tërhequr kaq shumë vëmendje.
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…