Categories: KULTURË

Pse gruaja shqiptare ecte pas burrit?

 

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në segmentet rurale të saj, gjatë rrugëtimit, vajza ose gruaja e shtëpisë nuk duhej të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo bashkëshortit.

Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave.

Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës, theksohet prerazi:

“Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara. Vetëm mrena katundit ato mund të përcillen prej një djali të ri që nuk është në moshë të armëve”.

Detyrimi për t’i lënë gjithmonë gratë prapa burrave ndër shqiptarët është interpretuar si dëshmi simbolike e shpërfilljes deri në përçmim ndaj vajzave e grave.

Por, përtej një interpretim të tillë, ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë në një mburojë natyrore, shumë të sigurt për bashkëshortin ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave fshatare.

Gruaja nuk mund të vritej në mënyrë të qëllimshme dhe për rrjedhojë, edhe burri që i printe asaj nuk mund të vritej prapa krahëve.

Në paragrafët 2945, 2946 dhe 2947 te Kanuni i Skëndërbegut theksohet prerazi:

“Për gjak burri vret burrë… gruaja nuk vritet as për gja k gruaje. Pushka asht për burra. Burri nuk kapet me gra, gruaja është e paprekshme… kush vret grua koritet…”

Në studimet për shoqërinë tradicionale shqiptare pothuajse asnjëherë nuk është argumentuar misioni fisnik i këtij statusi të nënrenditur të vajzave e grave në krahasim me atë të burrave përgjatë rrugëtimeve, sidomos në rajonet me shkallë më të lartë rrezikshmërie.

/Zyhdi Dervishi – “Lente të ndërveprimit simbolik”/

admin admin

Recent Posts

Një letër pa adresë

Nga: Hys Shkreli I nderuar dhe i dashur Bekim Fehmiu, Na thanë se ke vrarë…

10 hours ago

Xhubleta, identitet 4000 vjet

Gratë e malësisë nuk ndikohen nga faktori kohë, ato vazhdojnë ta mbajnë edhe sot këtë…

11 hours ago

Si formohen tornadot? – Një shpjegim i plotë mbi këtë fenomen ekstrem natyror

  Tornadot janë ndër fenomenet më të fuqishme dhe më shkatërruese të natyrës. Ato përbëhen…

16 hours ago

Zbulimi i frikshëm i shkencëtarëve! Librat e vjetër përmbajnë toksina që shkaktojnë vdekje. Ndikon në helmim, fertilitet dhe…

  Shkencëtarët kanë lëshuar një paralajmërim për librat antikë që përmbajnë substanca toksike. Librat që…

16 hours ago

Ky është qyteti më i pasur në planet

  Sipas raportit të vitit 2025 të Qyteteve më të Pasura në Botë, New York…

17 hours ago

Pse nuk duhet të pinë ujë foshnjat

  Shumë prindër të rinj habiten kur mësojnë se dhënia e ujit foshnjave nën gjashtë…

17 hours ago