Në historinë e njerëzimit besohet se pasuria e afrikanit Mansa Musa e kalon atë të milionerëve modernë.
Mansa Musa sundonte perandorinë e Malit në shekullin e 14-të dhe akumuloi sasi shumë të mëdha floriri.
Disa përllogaritje thonë se pasuria e perandorit të vjetër afrikan Mansa Musa, është ekuivalentja moderne e rreth 400 miliardë dollarëve të sotëm.
– Publicitet –
Në kohën kur sundonte Musa perandoria e Malit zgjeroi tregtinë e floririt dhe kripës. Musa vlerësohet gjithashtu për nxitjen dhe financimin e letërsisë dhe arsimit në vendin e tij.
Sipas rrjetit History.com, Musa e kishte ekspozuar masën e pasurisë gjatë një pelegrimazhi në Mekë, ku rrethohej nga mijëra ushtarë e skllevër që mbanin sasi të mëdha floriri.
Ai la prapa flori e dhurata të shumta në Egjipt, por raportimet thonë se bollëku uli vlerën e floririt dhe shkaktoi pasoja për disa vite me radhë në ekonominë e vendit.
m.b./dita
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…
Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…