Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Fisi Atintan, ilir apo grek?

 

ILIR CENOLLARI/ Në mendiume të ndryshme shkencore është krijuar ideja se në gadishullin tonë krahas gjuhëve kryesore, shqipe dhe helene, trake dhe frigase, ka pasur dhe gjuhë të tjera, si për shembull gjuhë pellazge dhe gjuhë dore! Për t’u ftilluar më tepër, po pasqyrojmë pikëpamjet e mjaft studiuesve të huaj, akademikë, shkencëtarë, historianë, profesorë, në lidhje me fisin e atintanëve, të cilët shtriheshin në luginën e Vjosës, Mallakastra e sotme. Përse ky interesim kaq i madh për këtë fis?

Për shkak të emrit? Për shkak të rëndësisë së madhe historike dhe thesareve që fsheh ky territor i tokës sonë? Të gjithë këta kërkues nuk bien dakord mes tyre. Disa thonë se atintanët janë ilirë, disa epirotë, disa as ilirë dhe as epirotë! Po kështu gjuha e tyre sipas disave është dorike, sipas disave helene, e sipas disa të tjerëve, më të paktë ilire. Në këtë mënyrë, duke u përplasur me njëri-tjetrin, krijojnë mjegull një të dendur dhe hedhin në erë të vërtetën në emër të një të vërtete tjetër imagjinare! Luajnë me ngjyrat, me mbaresat, me nuancat, me autorët, me datat, me emrat! Lexuesi i shkretë hutohet dhe pyet: ore, si qëndron e vërteta? Banori vendas pyet: ore, çfarë jemi ne? Ilirë, epirotë, grekë, miks, një amalgamë historike?

 

 

Gjithçka duket si një shaka, meqenëse sot dhe e vërteta konsiderohet si shaka, si një ideal i paarritshëm, si “një pothuajse e vërtetë”, si një synim dhe përpjekje e përhershme, si një gjakim. Le të ndjekim “shakatë” e akademikëve në fjalë. Ata për shembull thonë se prapashtesa “an”, por dhe “at”, është greke dorike pasi ndeshet në shumë etnonime epirote, si “arktanë”, “athamanë”, “atintanë”, “taleanë”, por dhe jashtë Epirit. Për këtë arsye, Toynbee mendon se emri “atintan” mund të jetë me origjinë greke! Më tej ai thekson se qenë titanët ata që u dhanë emrin grekëve,një racë mitologjike! Emrin e atitanëve ky studiues e lidh me atë të titanëve, por dhe me emrin e fisit “tyntenoi”. Sipas Hammondit emri i fisit “tynetenoi” është forma jonike e atintatëve. Kjo prapashtesë “an” është dorike dhe shfaqet në emrat e fiseve që emigruan drejt Greqisë në harkun kohor 1100-800 p.e.s., shumica e të cilëve janë me origjinë nga Epiri. Emri i fisit “tyntenoi” dokumentohet në monedhat e prodhuara në shekujt VI-V p.e.s.

“TÕNTENON” në Maqedoninë Jugore, në Kufalinë e sotme të Greqisë. Në qendër të monedhës është figura e hyjnisë (Di-së) e cila shoqërohet nga dy dema dhe nga një rreze diellore! Tynteni, tynte, mendohet se ky fis lokalizohej në veri të Ohrit të sotëm, por nuk kemi “asnjë informacion për origjinën e tyre”! Mendimi i studiuesve anglezë duhet të jetë i vërtetë në pamje të jashtme, gjuhësore, vetëm në qoftë se “tyneteni” është shprehje e “titani-titeni”! Mund që pjesa “ty” të përfaqësojë emrin e hyjnisë “di”, pra, diteni. Tyntenët janë ilirë, atintanët janë epirotë, grekë, as grekë e as epirotë! Le të ndjekim mendimet e studiuesve që janë marrë me këtë problem. P. Filos (2017) pohon se atintanët janë një nga fiset e vogla greqishtfolëse të Epirit. Ai shton se sipas pikëpamjes së shumicës së studiuesve, popullsia greke e Epirit, duke përfshirë atintanët, përfaqëson një variant të së folmes dorike veriore, e ngjashme me të folmen e fiseve të Greqisë Qendrore dhe Perëndimore! Papamihali, 2020, pohon se pavarëisht të gjithave, gjuha e atintanëve bazohet tek greqishtja dorike! N.G.L. Hammond (1977) i ndanë më dysh atintanët, ata të Epirit, luginës së Drinos Gjirokastër, të cilët të paktën që nga dyndja doriane, flasin greqisht, ndërsa ata të Ilirisë, të Çermenikës së Elbasanit, flasin ilirisht! Sllovenia Marjeta Šašel Kos (2005) mendon se atintanët janë një nga fiset më të shquara të Ilirisë, me të cilët janë të lidhur ngushtësisht si nga gjuha, si nga institucionet dhe kultura.

Ata kanë pasur kontakte me helenët dhe gjuha e tyre mund të ketë pësuar ndikime nga helenishtjta! Haxhopolus, 1993, mendon se atintanët janë fisi më verior i Epirit, së bashku me kaonët, por lokalizimi i tyre është problematik! Midis atintanëve dhe fiseve të parthinëve, taulantëve dhe dasaretëve, ekzistonte një zonë mikste, e cila ndonëse ishte pjesë e Ilirisë, përfaqësonte një zgjatim të kulturës së Epirit me gjuhë helene! Kirgin, 2066, i bie në kokë: atintanët janë banorë të Apollonisë me përkatësi etnike ilire! M. Dieterle (2007), mendon se Atintania së bashku me Kaoninë dhe Parauenë, përbëjnë pjesën veriore të Epirit. C. Habicht (1995) thekson se Atintania është krahinë ilire. S. Thiry (2001) i rendit midis fiseve epirote. T.J. Winnifrith (2002) mbas shumë ngurrimesh thotë se përfundimisht atintanët janë epirotë! Arnold Josef Toybee, 1889-1975, historian dhe filozof i njohur anglez, mendon se atintanët kanë lidhje me tyentenët e Peonisë (peonët janë ilirë, shënimi im), të cilët janë zhvendosur nga Maqedonia Veriore drejt jugut! Profesori belg Raymond Delattre në “Historia e popujve” thekson se atamanët janë fise ilir i lidhur ngushtë me molosët, ndoshta me origjinë nga Atintania. H. Kreissig mendon se atintanët janë epirotë! F. Papazoglou dhe Pierre Cabanes mendojnë se ka vetëm një Atintani dhe ajo shtrihet midis Vjosës dhe Osumit, Bylisit dhe Dasaretisë, fis ilir. Pierre Cabanes kundërshton Hamondin që thotë se atintanët shtrihen në luginën e Drinos dhe në Çermenikë!

Stocker (2009) rrëzon Pierre Cabanes duke theksuar se atintanët asnjëherë nuk kanë kontrolluar Apolloninë dhe Fushën e Myzeqesë. Atintanët sipas saj bënin pjesë në një koinon ilir së bashku me byllinët dhe amantët, pra të një krahine jo greke, pasi në Epir flitej helenisht! Burton dhe V.Parker (2014) mendojnë se atintanët janë ilirë! Po kështu dhe Heinz Warnecke (2014). R. Waterfield (2014) mendon se atintanët shtrihen midis Ilirisë dhe Epirit, rreth Antigonesë dhe Bylisit. Timothy dhe Edward Schaefer (2015) mendojnë se atintanët janë epirotë. L. MartinezSève, 2017, mendon se atintanët përfaqësojnë një zonë tampon midis Maqedonisë, Ilirisë dhe Epirit, por është shumë e vështirë të heqësh një vijë ndarëse mes tyre dhe Ilirisë. C.J. King (2017) mendon se atintanët janë fis ilir dhe shtrihen në Iliri, Maqedoni dhe Epir, rreth liqenit të Lyhnidit (Pogradecit)! A.V. Vasilyev (2018) atintanët i vendos në Iliri, pra sipas tij janë ilirë. Jaupaj (2019) mendon se atintanët janë ilirë dhe banonin në krahinën e madhe të Dodonës. Ka dhe autorë të tjerë që janë marrë me këtë fis, por nuk është e nevojshme të zgjatemi më. Askush nga këta akademikë të shquar nuk thotë dot se epirotët janë ilirë dhe ilirët epirotë! Kjo është vërtetë mahnitëse!

admin admin

Recent Posts

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

Me ngrohjen e motit, mizat fillojnë të dalin nga gjendja e tyre dimërore, duke kërkuar…

9 hours ago

Kry’qëzimi me dhu’në i shqiptarëve dhe kalimi në fenë pravosllave

Struktura e popullsisë në territorin e Plavës dhe Gucisë, menjëherë pas okupimit të këtyre trojeve…

2 days ago

Vendi ku çdo 3 minuta vdes një person në aksident rrugor

  Çdo mëngjes, faqet e gazetave mbushen me lajme për aksidente rrugore tragjike: autobusë pasagjerësh…

4 days ago

“Thirrja”, një sukses tjetër i madh i filmit kosovar në arenën ndërkombëtare

  Nje sukses tjeter i madh i filmit kosovar ne Arenen Nderkombetare. Filmi i shkurter…

4 days ago

Kali: Historiku i zbutjes dhe përdorimit nga njerëzit nga antikiteti deri më sot

Kali ka qenë një nga kafshët më të rëndësishme për zhvillimin e qytetërimit njerëzor. I…

4 days ago