<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Një pyetje me rëndësi jetike – A di se ç’grup e ke gjakun?

 

Pyetjes për grupin e gjakut, duhet të dijë t’i japë përgjigje gjithkush. Por vetëm pak njerëz e dinë grupin e vet të gjakut, megjithëse ky mund t’u shpëtojë jetën. Për shembull në rast se dikush lëndohet rëndë në një aksident dhe nëse dihet çfarë grupi gjaku ka i aksidentuari, infermierët dhe mjekët e kanë më të lehtë të organizojnë sa më shpejtë gjakun e duhur për transfuzion, sepse jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithë.

Grupi i gjakut trashëgohet
Grupi i gjakut përcaktohet nga gjenet, pra është i trashëgueshëm. Sistemi i ashtuquajtur AB0 (zero) e ndan gjakun e njeriut në katër grupe të ndryshme gjaku: A, B, AB, dhe 0. Dhuruesit duhet të ketë të njëjtin grup si marrësi. Nëse gjaku i dhuruar dhe marrësi i gjakut nuk përshtaten, atëherë gjaku mund bllokohet dhe të ketë pasoja vdekjeprurëse. Prandaj është jetike që secili ta dijë grupin e gjakut të vet.

Një dorë e shtrirë ndërsa një kanulë është futur në venë për dhurimin e gjakut.Një dorë e shtrirë ndërsa një kanulë është futur në venë për dhurimin e gjakut.
Jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithëFotografi: Bernd Wüstneck/dpa/picture alliance

Grupet universale si 0 negativ ndihmojnë të gjithë
Grupi A i gjakut haset më shpesh me rreth 43 përqind. Në vend të dytë është grupi 0 i gjakut, grupi që mund të dhurohet tek të gjithë marrësit e gjakut. Grupin B të gjakut e kanë rreth 11 përqind e popullsisë dhe AB vetëm pesë përqind.

Grupi 0 i gjakut është shumë i kërkuar. Kush ka grup gjaku 0 negativ, është dhurues universal, gjaku i tij mund të përdoret nga të gjithë marrësit. Grupi i gjakut AB pozitiv është marrës universal, pra pranon çdo lloj gjaku. Para zbulimit të grupeve të gjakut, ka qenë rastësi kur një transfuzion gjaku është kryer pa komplikacione.

Antitrupa dhe antigjene
Një faktor i rëndësishëm janë antitrupat. Këto janë proteina, që ndodhen në plazëm. Ato janë pjesë e mbrojtjes natyrore të trupit, dallojnë trupat e huaj siç janë mikrobet dhe i japin alarmin sistemit imunitar. Sa i përket grupit të gjakut, kjo do të thotë se antitrupat prodhojnë qeliza gjaku kundër trupave të huaj, për t’i dalluar dhe luftuar ato.

Një punonjës i Shërbimit të Dhurimit të Gjakut të Kryqit të Kuq Gjerman (DRK) mban në duar një qese gjaku të plotë. Në sfond duken kuti me qese të tjera gjaku.Një punonjës i Shërbimit të Dhurimit të Gjakut të Kryqit të Kuq Gjerman (DRK) mban në duar një qese gjaku të plotë. Në sfond duken kuti me qese të tjera gjaku.

Grupi 0 i gjakut është shumë i kërkuar.Fotografi: Michael Matthey/dpa/picture alliance
Edhe antigjenet luajnë një rol të rëndësishëm. Këto janë molekula proteinash, që ndodhen në sipërfaqe të rruazave të kuqe të gjakut. Njerëzit me grup gjaku A kanë në sipërfaqen e eritrociteve antigjenin A. Tek grupi B antigjenin B. Tek grupi AB rruazat e kuqe të gjakut kanë të dy antigjenet, tek grupi o i gjakut nuk kanë asnjë antigjen.

Sistemi imunitar krijon përkatësisht antigjenin antitrup që mungon. Njerëzit me grup gjaku A kanë antitrupa kundër B dhe anasjelltas. Njerëzit me grup gjaku AB nuk krijojnë antitrupa. Tek grup 0 i gjakut ekzistojnë antitrupat si kundër A ashtu edhe kundër B.

Faktori rezus pozitiv apo negativ?
Sistemi i dytë më i rëndësishëm për klasifikimin e gjakut, mbas sistemit të grupeve AB0 është sistemi rezus. Tek faktori rezus kemi të bëjmë me “antigjenin D” në rruazat e kuqe të gjakut. Kush e zotëron këtë gjen është rezus pozitiv. Kush nuk e ka këtë antigjen, është rezus negativ. Njëjtë si tek grupet e gjakut, personat me rezus negativ krijojnë antitrupa kundër gjakut me rezus pozitiv. Edhe këto faktorë janë të rëndësishëm gjatë transfuzionit të gjakut. Rreth 85 përqind e popullsisë europiane është rezus pozitiv. Pra, gjaku me rezus negativ është me pakicë kur flitet për dhurim gjaku.

admin admin

Recent Posts

Në sa gradë duhet ta mbani frigoriferin gjatë verës?

    Shumë njerëz mendojnë se po i ruajnë më mirë ushqimet, por një rregull…

12 hours ago

Kush mund t’i marrë fotot tona në Instagram?

    Një ndryshim i ri dhe i papritur nga kompania Meta ka vënë në…

14 hours ago

Ky zakon i përditshëm mund të jetë duke rritur tensionin e gjakut pa e kuptuar

    Një studim i ri ka zbuluar një lidhje mes një zakoni shumë të…

16 hours ago

Pse nuk duhet ta lini bosh stomakun në mëngjes? Mjekët shpjegojnë pasojat për organizmin

Trupi mund ta përballojë heshtur për një kohë, por pasojat shpesh shfaqen më vonë, kur…

17 hours ago

Si të mbani mizat larg shtëpisë – Metoda më e mirë natyrale

    Mizat që arrijnë të futen në shtëpi janë jo vetëm bezdisëse por edhe…

18 hours ago

Shenjat që jep trupi një muaj para sulmit në zemër

    Shëndeti i zemrës kërkon një përkujdesje të vazhdueshme, përdorni këto këshilla që të…

1 day ago