Categories: KURIOZITETE

Vendi më i sigurt në botë në rast lufte

 

Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”, një nga vendet më të sigurta për t’u strehuar në rast të një lufte bërthamore është kompleksi Wood Norton në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vilë, e cila në pamje të parë duket si një ndërtesë e zakonshme, fsheh një rrjet të madh tunelesh nëntokësore.

Fillimisht e blerë nga BBC gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wood Norton ishte menduar si një bazë sekrete për transmetimet në rast emergjence. Vila ndodhet në zonën e mbrojtur të Worcestershire dhe mund të strehojë deri në 90 persona.

Aktualisht, ajo shërben për trajnimin e inxhinierëve të zërit dhe stafit teknik të BBC-së. Në rast të një lufte bërthamore, BBC ka deklaruar se do të vazhdojë informimin e publikut nga ky vend.

Lexo edhe : Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Përveç Wood Norton, në listën e katër vendeve më të sigurta për t’u mbrojtur janë dhe tre komplekse në SHBA: Raven Rock në Pensilvani, Peters Mountain në Virxhinia dhe hyrja e kompleksit Cheyenne Mountain në Kolorado./k.k

admin admin

Recent Posts

Portretizimi dhe veshja e Skënderbeut: Një përzierje e historisë dhe simbolikës

  Nga Dr.Dorian Koçi Kur autorët e kohëve moderne përpiqen të portretizojnë Skënderbeun si një…

6 hours ago

Ana e panjohur e raporteve të tre personaliteteve të Shqipërisë

  Një prej njohësve më të mirë të veprimtarisë historike të “Vatrës”, i cili shërbeu…

6 hours ago

A e dallon dot në cilin drejtim po shkon autobusi?

  Ky është një test i thjeshtë, por shumë pak njerëz e kalojnë. Shikoni me…

6 hours ago

10 poezitë më të bukura shqiptare mbi dashurinë për Atdheun

Një përmbledhje e poezive frymëzuese nga poetë shqiptarë që shprehin dashurinë dhe krenarinë për Atdheun,…

7 hours ago

KUSH ISHTE MARGJELA E BIBË DODËS – PRINCESHA E MIRDITËS

  Margjela e Bibë Dodës kishte lindur në familjen njohur tëAjazëve të Lurës. Ajazët ishin…

7 hours ago

Sakrificat për të hapur “Xhaminë e Plumbit” pas rënies së komunizmit

  “Xhamia e Plumbit” në qytetin e Shkodrës është e mbushur plot me histori dhe…

8 hours ago