<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

PARMENDA FJALË E LASHTË E GJUHËS SHQIPE – ETIMOLOGJI

Aleksander Hasanas

PARMENDË f.

1. Vegël bujqësore prej druri, që përbëhet nga përdheci me plor, veshëzat, doraku e shtiza, tërhiqet zakonisht nga një pendë qe dhe përdoret për të lëruar tokën. Parmendë druri. Kau i parmendës. E punonin tokën me parmendë. Vuri (mbrehu) qetë në parmendë.
Parmēnda pra, kjo fjalë e lashtë e gjuhës shqipe, ka lodhur shumë koka studiuesish, gjuhëtarë të huaj edhe vendas, dhe askush prej tyre nuk ka mundur të sjellë një rezultat përfundimtar shterues.

Ndaj sot po sjellim një krahasim për fjalën shqipe “parmenda”, geg. “parmȇn(d)a” me disa fjalë të lashta po të gjuhës shqipe, me qëllimin për të sqaruar edhe njëherë se kjo fjalë e lashtë me moshë mbi 10 mijëvjeçare, i takon shqipes dhe nuk ka aspak, asnjë llojë lidhje me fjalën latine; “apparamentum = përgatitje”.

Por është fondi gjuhësor i shqipes se lashtë e cila përmban fjalë të tilla kuptimplote prej të cilave kemi burimin e fjalës “parmenda”, i shohim ato, dhe kemi:
PARMË f.

#Heqës (te njeriu); #kocka_e_kraharorit, parmëz (te shpendët). Thefsh parmën! mallk.
* Parmat e fytit anat. secila nga dy arteriet e mëdha përpara qafës, të cilat çojnë gjakun në kokë.

PARMË mb.
1. Që ndodhet në pjesën e parë a në anën e përparme të diçkaje, i përparmë; kund. i pasmë. Ana (faqja) e parme.

PARMËZ f.
Kocka e kraharorit te shpendët, parmë. Mishi i parmëzës është i bardhë.
Pra është fjala e lashtë shqipe; “para” e parmë, e përparme, “parmëza” kocka parmore në formë ‘Y’ -je fiks ashtu si edhe parmenda e stërgjatur e me majë të hollë gdhendur, e mprehtë për të çarë para, përpara duke e #ndarë dheun levruar atë; Parme/nda; Parmenda.

Në se të gjithë studiuesit që janë marrë më etimonin e kësaj fjale do i ishin referuar fondit gjuhësor të shqipes së lashtë do të kishin arritur të gjithë njëzëri në këtë përfundim, se fjala shqipe “Parmenda” i takon shqipes dhe vetëm asaj, prej rrënjës: “PARMË + ‘nda”.

Aleksander Hasanas

admin admin

Recent Posts

“The Odyssey” i Nolan, filmi i rekordeve, por i “urryer” nga grekët

“The Odyssey” nga Christopher Nolan, me premierë më 17 Korrik, është projektuar nga regjisori legjendar…

14 hours ago

Farat dhe vaji i kungullit, një thesar natyral për shëndetin / Këshilla përdorimi nga Ylli Merja

  Në tre dekadat e fundit, farat dhe vajrat e tyre janë përdorur gjithnjë e…

17 hours ago

Letra e Qemal Stafës për Lef Nosin dhe e vërteta që u fsheh! Si u kryqëzua firmëtari i Pavarësisë dhe dënimi më 1946

Nga: HYQMET ZANE Atë ditë që mendoj se ishte edhe pushkatimi i një atdhetari të madh…

17 hours ago

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

2 days ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

2 days ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

2 days ago