Ju mund të pyesni veten se çfarë lidhje ka letra higjienike me frigoriferin?
Ky truk në trend mund të sjellë disa përfitim befasuese në frigoriferin tuaj, shkruan Express.co.uk.
Falë cilësive të saj thithëse, letra higjienike do të ndihmojë në eliminimin e aromave të këqija nga frigoriferi juaj.
Toilet paper in the freezer, This is the best hack for home #lifehack #hacklife #homehacks #advice #momsoftiktok #momhack #homemade #clean #hacks ♬ Idea 10 – Clavier
Letra e tualetit ndihmon në thithjen e lagështirës së tepërt, një problem i zakonshëm në frigoriferë i shkaktuar nga hapjet e shpeshta të dyerve, pastrimi i pamjaftueshëm ose ruajtja e gabuar e ushqimit.
Ky truk jo vetëm që ndihmon në eliminimin e aromave të këqija dhe lagështisë së tepërt, por gjithashtu thith lagështinë, duke lejuar që frigoriferi juaj të funksionojë në mënyrë më efikase, të çojë në grumbullim më të vogël të akullit në mure dhe rrjedhimisht më pak konsum të energjisë elektrike.
put a toilet paper roll in your refrigerator and you’ll be surprised with the result #queenezenwanyi1 #foryoupage #homemaderemedies #healthy #homemaderecipes #foryou #diy #naturalrecipes #recipe #fypシ゚viral ♬ original sound – Queen ezenwanyi1
Kjo e bën atë një zgjidhje për trajtimin e dy çështjeve kryesore që ndikojnë në ruajtjen e ushqimit në frigorifer: lagështia dhe aromat.
Për rezultate optimale, vendosni një rrokull tualeti në pjesën e pasme të frigoriferit për të vepruar si një dehumidifikues natyral, duke e mbajtur hapësirën më të thatë dhe duke reduktuar rrezikun e mykut dhe baktereve. /Telegrafi/
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…