Organizata për Hulumtime dhe Vetëdijësim Shoqëror Trungu dje ka bërë promovimin e librit “Nina-Nana”, libër ky që përmban në vete një përmblëdhje të këngëve të djepit/ninullave të rajonit të Mitrovicës, skruan InforCulture.info.
Libri i botuar nga kjo organizatë, sjellë në duart e lexuesëve një copëz të trashëgimisë shpirtërore të rajonit të Mitrovicës.
Botimi i këtij libri është përkrahur nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport e Kosovës, dhe është realizuar nga një staf profesionistësh i OHVSH-TRUNGU.
Ky realizim është bërë me qëllim të kontribuimit në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë, qëllim të cilin Organizata ” Trungu” e synon përmes të gjitha projekteve që ka realizuar që nga themelimi i saj.
Drejtori i OHVSH-TRUNGU,Besfort Islami tha se idenë për realizimin e këtij botimi e ka pasur qysh moti, dhe se është i lumtur që ky projekt ka gjetur mbështetjen e duhur për t’u realizuar. Ai poashtu tha se ky projekt është realizuar me shumë përkushtim dhe entuziazën, si nga stafi i brendshëm, ashtu edhe nga vullnetarët e angazhuar në teren.
Ninullat e vendosura në këtë botim, janë marrë nga një numër i madh i grave nëpër fshatrat e rajonit të Mitrovicës që janë intervistuar në teren.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të OHVSH-TRUNGU rreth këtij botimi:
Në vitet e fundit, përdorimi i cigareve elektronike, të njohura si “vape”, është shndërruar në…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…