<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Lufta është profesioni i preferuar i shqiptarit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Shtator 2017

Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, të hënën e 8 nëntorit 1915, në ballinë, intervistën e zhvilluar me atdhetarin dhe ish-udhëheqësin politik shqiptar, Ismail Qemalin, i cili gjendej asokohe në Paris.

Kësaj here, lideri shqiptar gjendej në rolin e këshilltarit. Ai, pa harruar të vë në dukje virtytet e popullit tonë dhe duke analizuar gjithashtu situatën në Ballkan, ka sugjeruar përmirësimin apo përforcimin marrdhënieve franko – shqiptare.

Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë të kreut të parë të shtetit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Shqiptarët dhe Lufta

Shpresa dhe simpati

Ismail Qemali na tregon rolin e rëndësishëm që vendi i tij mund të luajë

Mjafton ti hedhësh një sy hartës së Ballkanit për të kuptuar se Shqipëria mundet të jetë, në çdo moment, skenë operacionesh të rëndësishme ushtarake. Sidoqoftë, duhet pranuar se të paktën një pjesë e ushtrisë serbe do të furnizohet nga territori shqiptar. Me këtë rast, qëndrimi i njerëzve luftarakë të këtij vendi do të jetë padyshim dhe së shpejti një faktor i rëndësishëm në luftën ballkanike.

Ne kemi folur për këtë situatë me ish-kreun e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, që shpalli pavarësinë e kombit të tij, Ismail Bej Qemalin, aktualisht në Paris. I lindur shqiptar, ai, nuk ka reshtur, gjatë karrierës së tij të gjatë, të marrë pjesë aktive në ngjarjet politike të Lindjes :

“Unë nuk do të kisha marrë kurrë mundin të flisja sot për vendin tim dhe aspiratat e tij ndaj një populli të angazhuar në luftën më të rëndësishme, nëse nuk do të isha i sigurtë se tashmë në këtë luftë edhe bashkatdhetarët e mi mund të luajnë një rol të dobishëm.

 

Shqipëria u krijua teorikisht si një shtet në 1913, por kjo pavarësi nuk u arrit në kushtet që përputheshin me të drejtat dhe pretendimet e saj legjitime. Serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët e cënuan nga të gjitha anët dhe e shtrënguan deri në pikën e mbytjes.

Populli shqiptar, i detyruar të pranonte zgjedhjen e caktuar nga Evropa, nuk kishte institucione që mund të promovonin zhvillimin e tij kombëtar. Sot, me përhapjen e luftës në Ballkan, ai gjendet dëshmitar i një lufte, ku sigurisht disa aksione do të ndodhin në territorin e tij.

Vetëm nëse nuk njohim natyrën luftarake të këtij populli, mund të mendojmë se ai do të mbetet spektator pasiv i këtyre luftërave.

Nuk mund të ketë dyshime se populli shqiptar është i përgatitur dhe i ngazëlluar kundër serbëve, të cilët në luftën e fundit ballkanike e cënuan keq atë. Por, për ata që njohin të kaluarën dhe ndjenjat e shqiptarit, admirimin që ai mbart ndaj emrit të lavdishëm të Francës, është e qartë se simpatia e thellë, e rrënjosur në zemrën e tij, nuk mund të zhduket, dhe përmes këtij gjesti magjepsës dhe disa procedurave dashamirëse e të barabarta, Franca mund të krijojë tek ne miq të përkushtuar për ta ndihmuar atë në të gjitha rrethanat.

Populli ynë është gjithmonë i gatshëm të luftojë dhe lufta është profesioni i tij i preferuar. Ai nuk do të hezitonte t’i përgjigjej thirrjes së Francës dhe atyre që luftojnë me të për lirinë e kombeve. Dëshira e popullit shqiptar është që pavarësia e tij, si në veri dhe në jug, të garantohet kundër shkeljeve që do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme nëse pushtimi (vërshimi) bullgar lejohet të përparojë në Adriatik.

Shqipëria do të harrojë zemërimet e vjetra dhe do të mendojë vetëm për të ardhmen nëse i garantojnë pavarësinë dhe e ndihmojnë të realizojë aspiratat e saj.

Duke marrë parasysh luftën e vazhdueshme në të gjithë Evropën, prania e trupave me përvojë, në një vend strategjik aq të rëndësishëm sa Shqipëria, mund të jetë, në momentin e duhur, një veprim efikas. Aleatët, të shqetësuar për të vënë të gjitha mundësitë në anën e tyre, sipas mendimit tim dhe pse aq modest sa duket, nuk duhet të lënë pas dore këtë faktor. Le të flasim për ndjenjën kombëtare aq të fuqishme në mesin e shqiptarëve dhe do të marrin nga ata, duke i drejtuar, një ndihmë shumë të vlefshme ushtarake.

Unë mendoj se opinioni (publiku) francez nuk duhet të humbasë një mundësi të tillë.”

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/ekskluzive-intervista-e-ismail-qemalit-ne-paris-per-le-matin-nentor-1915-populli-yne-eshte-gjithmone-i-gatshem-te-luftoje-dhe-lufta-eshte-profesioni-i-tij-i-preferuar/

admin admin

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

9 hours ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

14 hours ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

15 hours ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

15 hours ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

2 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

2 days ago