<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Çfarë duhet të bëni kur në rrugë gjeni mace të sapolindura?

Macet e vogla rënkojnë pikëllueshëm kur janë të vetmuara, prandaj do të shfaqni dëshirë që menjëherë t’i merrni, mirëpo çfarë duhet saktësisht të bëni?

Nëse më parë keni pasur mace, atëherë nuk do ta keni të vështirë, nëse i vëreni për herë të parë në rrugë, këto pak këshilla do të mund t’ju jenë më se të dobishme.

E para që do të duhet të bëni kur të gjeni mace është që të shikoni a ka në afërsi mace të rritura.

Është më se e sigurt të macet e vogla vetë kanë dalë nga strofulli dhe macja e madhe (e ëma) do t’i kërkojë.

Nëse nuk shihni në afërsi mace, atëherë assesi nuk duhet t’i lini të vetmuara jashtë.

Kur t’i keni marrë macet, është me rëndësi t’i ushqeni dhe t’i mbani ngrohtë. Nëse macja është shumë e vogël duhet ushqyer në çdo 2 – 3 orë, por kur të fillojë të rritet – në çdo 4 orë, transmeton Telegrafi.

Më së miri është që macet t’i ushqeni me shiringë ose me pipetë, kushtoni kujdes që të mos i jepni së tepërmi ushqim dhe mos i jepni qumësht të yndyrshëm.

Pas çdo racioni maces duhet bërë barkun masazh dhe vrimën anale me një copë pambuku të njomur të cilën paraprakisht e keni futur në ujë të vakët.

Kjo është me rëndësi për t’i stimuluar punën e zorrëve dhe për të bërë jashtëqitjen. Masazhi duhet të zgjasë pa ndërprerë derisa të shihni urinën në pambuk.

Macet vendosni në një kuti kartoni të cilën e keni shtruar një batanije apo peshqir, sepse është shumë me rëndësi që macet gjithmonë të jenë të ngrohura.

Macet e vogla mos i lani dhe sa më shpesh përkëdhelni. Kur të rriten dhe të forcohen macet, do të keni një mik të ri, të vogël dhe të llastuar. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

6 minutes ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

6 hours ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

6 hours ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

6 hours ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

6 hours ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

1 day ago