Fakti se pijet alkoolike janë të mbushura me kalori boshe dhe nuk kanë vlera ushqyese është lajm i keq sepse kjo nënkupton që shtoni peshë të tepërt
Por, njerëzit nuk e kanë në konsideratë as faktin se pijet alkoolike mund të jenë të mbushura me sheqer.
Një gotë e caktuar alkool mund t’i përmbajë deri në pesë lugë çaji sheqer – sasi pothuajse aq shumë sa Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mos e kaloni në ditë. Veç kësaj, alkooli në mënyrë negative i ndryshon nivelet e sheqerit në gjak dhe kontribuon në diabet.
Si ndikon sheqeri në trup
Sasia e tepërt e sheqerit është e dëmshme për shëndetin në shumë mënyra. Fillimisht, ka shumë kalori dhe konsumimi i tepërt mund të shpie në shtim të pashëndetshëm të peshës.
Mbipesha mund t’ju bëjë më të rrezikuar nga problemet afatgjate shëndetësore, siç janë edhe sëmundjet e zemrës.
Një dietë me sasi të lartë të sheqerit mund të shpie edhe në tipin 2 të diabetit, e cila ndodh kur nivelet e sheqerit në gjak të një personi janë shumë të larta.
Përveç dëmeve që i shkakton në trup, sheqeri është po ashtu edhe shkaktari kryesor i prishjes së dhëmbëve.
Sheqeri në alkool
Të gjitha pijet alkoolike përmbajnë sheqer, mirëpo verërat e fortifikuar, likeret dhe sherit janë në veçanti shkaktarë të konsumimit të tepërt të sheqerit. Është gjithashtu e rëndësishme ta keni në konsideratë se me çfarë i përzieni pijet alkoolike, pasi që edhe pijet të cilat kombinohen me alkool shpeshherë kanë përmbajtje shumë të lartë të sheqerit.
Alkooli dhe sheqeri në gjak
Sidoqoftë, nuk është vetëm përmbajtja e lartë e sheqerit në alkool ajo që ndikon në trup – konsumimi i tepërt është dëshmuar se ka efekt negativ edhe te sheqeri në gjak.
Kur një person konsumon alkool, trupi i reagon si një toksine dhe tërë energjinë e përqendron në largimin e tij. Kjo nënkupton se pengohen edhe proceset tjera – përfshirë prodhimi i glukozës dhe hormoneve që nevojiten për ta rregulluar atë.
Kjo më së shumti vërehet te konsumuesit e mëdhenj të alkoolit, të cilëve me kohën u zvogëlohet efikasiteti i insulinës, gjë e cila pastaj shpie në nivele të larta të sheqerit në gjak.
Alkooli dhe diabeti
Efektet e alkoolit te sheqeri në gjak, në veçanti hipoglicemia, mund ta bëjnë konsumimin e tepërt të alkoolit të rrezikshëm për çdo njeri me diabet. Alkooli gjithashtu mund t’i bëjë edhe ilaçet hipoglicemike më pak efikase, që nënkupton se pacientëve me diabet u nevojitet kujdes ekstra kur konsumojnë alkool.
Përveç kësaj, alkooli te personat me diabet mund të shpijë edhe në rreziqe më të larta të aritmisë kardiake, të dëmtimit të trurit dhe infarktit miokardial.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…