<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Musolini në Shqipëri/ Kur makina i mbetej në baltë

Në Mars të vitit 1941, Musolini, la frontin e luftës italo-greke dhe nisi vizitën drejt Shqipërisë, përkatësisht në datat 2 deri më 21 Mars.

 

Vizita e tij i ishte dedikuar paraqitjes së trupave pushtuese italiane në këtë vend. Gjatë gjithë periudhës kur Musolini ishte në Shqipëri ai e kishte përkushtuar veten për vizita të shumta në njësitë ushtarake të pranishme në tokën shqiptare. Ai shpresonte se, duke u dhënë kurajo ushtarëve të tij të përfshirë në luftë, kishte për t’i nxitur këta, për të luftuar fuqishëm kundër Greqisë.

Por ngjarjet në frontin italo-grek kishin dëshmuar se përparim i ushtrisë italiane jo vetëm që nuk kishte avancuar, por, përkundrazi, ushtarët italianë u ndoqën këmba-këmbës nga ushtria greke deri në tokën shqiptare.

Musolini, me t’u kthye në Itali, pasi kishte parë mungesën e avancuar të ushtrisë italiane në Greqi, kishte kërkuar ndihmë te gjermanët për të riparuar dëmin e madh të ushtrisë së tij, e cila nuk ishte në gjendje që me sukses t’i jepte fund luftës në tokën helene.

Nga fundi i qëndrimit të tij në Shqipëri Duçja bëri një ndalesë të shkurtër në qytetin e Elbasanit, për të vizituar ushtarët e plagosur të luftës italo-greke që ndodheshin në Qendrën Ushtarake Spitalore të Krastës.

Së fundmi media greke “iEllada.gr” ka postuar disa fotografi të rralla të Benito Musolinit, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941.

“Benito Musolini, udhëheqësi italian fashist vizitoi Shqipërinë në vitin 1941. Këto janë fotografi të rralla ku shihet Musolini në Shqipëri. Siç shihet nga pamjet, makina e Musolinit ka ngelur në baltë”, thuhet në përshkrimin e medias helene.

Më tej, thuhet se vizita e Musolinit në Shqipëri përfundoi në mënyrë komike, pasi makina e tij ngeci në baltë.

admin admin

Recent Posts

Si të lehtësoni dhimbjen e fytit me një recetë të thjeshtë natyrale

  Gjatë ditëve të ftohta të vitit, dhimbja e fytit është një nga shqetësimet më…

15 hours ago

Sa kafe në ditë është e sigurt? Ja çfarë thonë studimet

  Kafja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe njihet për efektin…

15 hours ago

A ndihmojnë qershitë në uljen e sheqerit në gjak ?

    Qershitë janë ndër frutat që ofrojnë përfitime të rëndësishme për shëndetin e njeriut,…

15 hours ago

Sa duhet ta vendosni kondicionerin në ditët me temperatura të larta? Ja çfarë rekomandojnë ekspertët

  Me rritjen e temperaturave gjatë verës, përdorimi i kondicionerit bëhet i domosdoshëm në shumë…

15 hours ago

Ja simptomat pak të njohura që mund të paralajmërojnë diabetin!

Shpesh do të prisnim shenja të qarta kur kemi diabet, por kjo nuk ndodh gjithmonë.…

20 hours ago

Pse shalqiri konsiderohet një nga frutat më të dobishme të verës?

  Shalqiri, një nga frutat më të preferuara të verës, mund të sjellë një sërë…

20 hours ago