<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Si e kujton e bija Sami Frashërin

Në librin “Njerëzit e famshëm që nuk i njohim”, me autor gazetarin turk Hikmet Feridun Es, mes personaliteteve spikat edhe enciklopedisti, dramaturgu, gjuhëtari, romancieri, përkthyesi, njeriu i rrallë për të gjitha kohërat, Sami Frashëri – apo Shemseddin Samiu, siç njihet ne historiografinë turke.

 

Mes tyre, ai ka përcjellë për lexuesin kujtimet shumë të veçanta, treguar me shumë dashuri dhe besnikëri, nga vajza e madhe e Sami Frashërit, Samija.
Gazetari thekson, se e bija ia kishte rrëfyer kujtimet për të atin, kur ishte 60-vjeçe, por ruante kujtesën e një 20-vjeçareje.

 

Mes të tjerash, ai thekson se Sami Frashëri kishte shumë shokë të ditur të kulturës islame, por nga pikëpamja e besimit fetar ai ishte ndarë nga ata përfundimisht, edhe pse fjala e fundit që ai ka thënë kur ndërroi jetë ishte fjala “Allah”(Perëndi).

 

 

Në shkrimet e tij, gazetari Hikmet Feridun Es, sjell nga kujtimet e Samijes:

“Sami Frashërin nuk e ka shqetësuar asnjëri. Nëse hapni ngadalë derën e dhomës në katin e dytë, në fillim nuk keni për të mundur të shihni asgjë, vetëm grumbuj-grumbuj librash. Hidhni sytë dhe do t’iu dalë një koke madhështore, tërheqëse, me një mjekër të gjatë dhe krejt të bardhë… Nën dritën e qiririt ai krijoi botën e shkencës… Deri sa të kishte lindur dielli, ai shkruante shkrimet e tij, i redaktonte ato dhe pasi i dërgonte në shtypshkronjë, shtrihej përsëri”.

 

“Samiu ulej në një minder, i cili kishte madhësinë që mund të ulej vetëm një person, duke të kujtuar një divan të vogël. Kolltuku i tij i punës kishte disa gjëra specifike. Ai ishte i harkuar dhe ishte i mbuluar me një copë ngjyrë vishnje. Ulej mbi kolltuk dhe shpinën, kurrizin nuk e mbështeste në asnjë vend. Punonte vazhdimisht në një pozicion të përkulur. Letrën e kthente nga njëra anë dhe e mbështeste mbi gjunjë. Ai, gjithashtu, në të njëjtën kohë u drejtohej librave . Për këtë kishte bërë një tavoline me një plan të vetin, në një mënyrë të veçantë. Kjo është një tavolinë mjaft e gjatë, sirtarët e së cilës zgjateshin kur hapeshin me tërheqje të ndryshme. Mbi të qëndronin hapur libra në gjuhë të veçanta, ndonjëherë në 6-7 gjuhë të ndryshme, të cilat do t’iu duhej t’i shikonte dhe t’iu drejtohej. Kjo tavolinë gjendet tek vajza e madhe që e ruan atë ashtu siç ka qenë. Zonja Samije Erer, e cila ndodhet përballë tavolinës, thotë: ‘Për librat që ai do të lexonte, kjo tavolinë nuk ishte e mjaftueshme’”.

“Në mes të grumbujve të librave, të cilët lartësoheshin në çdo cep të dhomës, ai vetes së tij i kishte caktuar një vend, një fole. Në këtë ambient, duke kaluar përmes cepave të këtyre grumbujve librash qëndronte duke punuar trupi i tij mjaft i lehtë. Në kohën që ju hyni në dhomë, ju nuk mund të shikoni atë nga poshtë qafës. Dhe, akoma më tepër, në hapin e parë ju do të ndjeni një aromë të veçantë. Kjo aromë do të ishte ‘era e librit’, e cila do të godiste menjëherë hundën tuaj. Zonja Samije Erer, me sytë e saj të kredhur në mendime dhe të vërejtur, duke parë tavolinën në të cilën Samiu ka kaluar përballë saj gjithë jetën e tij, shton: ‘Tani, me të hapur një libër të vjetër, me të ndjerë aromën e një libri, është njësoj sikur unë ndjej erën e babait tim’”.

“Ne të dy anët e tavolinës, ndodheshin dy mbështetëse. Dhe në këto qëndronin letrat e dijetarit, dorëshkrimet, boja, pena. Drita vazhdimisht vinte nga mbrapa. Për këtë ai kishte bërë rafte të posaçëm për të vendosur qiririn. Në raftin i cili ndodhej mbrapa, qëndronte një shandan trekëndor. Kurse në mbështetëset, ne secilën prej tyre, ishte vendosur një qiri. Dijetari, sipas nevojës, i tërhiqte nga atje-këtu, djathtas-majtas. Sipas nevojës, shkonte në tavolinë për të hapur librat voluminozë me trashësi të madhe. Vendosjen e qirinjve e kishte bërë në atë mënyrë që të kryqëzoheshin në të njëjtën kohë me syrin e tij”.

“Vazhdimisht shkruante në letër me madhësi të gjatë dhe ngjyre të kaltër të errët, jo të hapur. Pjesët anësore të letrës gjithmonë i përthyente dhe i linte bosh për të bërë korrigjimet dhe shtesat e tjera të mëvonshme. Rregullisht në shkrimet e tij përdorte vetëm bojën e zezë. Mirëpo, në veprat me tre tekste, për të mos i ngatërruar ato me njëri-tjetrin, përdorte tre lloj ngjyrash – të kuqe, të kaltër dhe të gjelbër. Mirëpo, ngjyrën e kaltër nuk e ndryshoi. Penën e tij do ta përgatiste me kujdes të veçantë, përpara se të fillonte të shkruante. E përthyente, i jepte asaj një formë të hollë dhe të trashë. Ndiente kënaqësi nga përthyerja e penës. Shishja e bojës përbehej nga qelqi dhe ishte në atë formë që po të përmbysej, boja nuk derdhej dhe ishte nga lloji më i lirë”.

“Në kohën që punonte, nuk do të futej asnjëri në dhomën e tij. Mirëpo, me të mbaruar punën, ai bënte diçka të veçantë. Kur mbaronte korrigjimet, përplaste tri herë duart me njëra-tjetrën. Kjo përplasje e duarve ishte e vetmja shenjë që thërriste vajzën e madhe, Samijen Ererin. Ajo ndodhej në dhomën ngjitur me atë të Samiut. Me të dëgjuar zhurmën e duarve, vajza e re fluturonte nga krevati dhe do të vraponte pranë babait të saj. Në këtë kohë do të ishin orët më të mira të babait me vajzën, e cila kishte ngelur pa nënë që në moshën gjashtëvjeçare”.

“Samiu kishte një zakon në orët e mëngjesit: të përgatiste një ponç me konjak, limon dhe çaj. Çajin e ziente me dorën e tij. ‘Babai e pinte këtë çaj, filxhan mbas filxhani’. Samiu tregonte mjaft tregime të bukura. Pastaj, vajza e re Samije, duke thënë ‘Babaxhem, Perëndia të dhëntë qetësi’, do të dilte nga dhoma, sepse dijetari i madh mbasi dërgonte dorëshkrimet në shtypshkronjë, shtrihej për të fjetur”.

admin admin

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

20 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

1 day ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

2 days ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

2 days ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

2 days ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

3 days ago