Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç duhet.
Por, përveç beta karotenit, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syve. ATSH sjell 5 ushqimet që duhet të konsumoni për të mbrojtur shikimin.
Jeshillëqet
Perimet e gjelbërta janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve.
Vezët
E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës, plus zink, që ndihmojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit ë degjenerimit makular.Qitrot dhe manaferrat
Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C, lëndë ushqyese e cila mund të ulë rrezikun e zhvillimit ë degjenerimit makular dhe kataraktit.
Bajamet
Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë.
Peshku i yndyrshëm
Peshqit tuna, salmoni, skumbri, trofta janë të pasura me DHA, një acid i yndyrshëm që gjendet tek retina, nivelet e ulëta të të cilit lidhen me sindromën e syrit të thatë.
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…