Përshkrimet në superlativ për Shqipërinë dhe shqiptarët janë të pafundme. Interesimi i të huajve për territoret e Perandorisë Osmane në Ballkan nxiti interesimin edhe për Shqipërinë.
Projektori i njohjes ra mbi shqiptarët si popull, veçanësinë e tyre kulturore, tokat e tyre, karakterin individual e kolektiv.
Portali Konica.al sjell një përshkrim të Hugh Callan të botuar në «The Scottish Geographical Magazine» në vitin 1898:
«Shqipëria duket që ka qenë prore ajo që është sot, një shtrojerë e një race njerëzish të rreptë e të patrembur. Është një truall malesh, një tokë e zakoneve të qëmoçme, veshjeve të vjetra, hakmarrjeve të vjetra; një visore e fiseve, secili i hakërryer kundër njëri tjetrit; një tokë e vetjakizmit, aty ku instinkti social vritet nga e drejta dhe mujsharia e secilit për të vepruar si t’ia dojë kokrra e qejfit. Pozicioni i saj është i tillë që kjo racë mund ta mbrojë vetën prej çdo pushtuesi. Në lindje kufizohet prej Maqedonisë dhe Thesalisë nga një vijë e maleve (Sharr dhe Pind) dhe liqeneve të mëdha (Ohër dhe Prespë); në jug nga malësitë e Greqisë dhe gjirit të Artës; në perëndim nga Adriatiku i rrëmbyer; një vijë e gjatë prej shkëmbinjve të pakalueshëm (Himara ose Akrokeraunia), dhe brigjeve të gjata me xhepa kënetorë (nga Vlora deri te gjiri i Drinit), në veri nga Mali i Zi dhe Novi Pazari.
[….] Nëse pellazgët janë stërgjyshërit e vërtetë të shqiptarëve ose jo, të paktën duket e sigurtë që ata kanë mbetur të pandryshuar për mijëra vjet, saqë shkërbejnë me përshkrimet e vjetra greke për jetën. Sistemi i mikëpritjes, grupimi i tokave në rrethe që udhëhiqen nga prijës trashëgimtarë, veshja e tyre – fustanella, tunika, sandalet, tirqit, guna e leshtë e barinjve, qentë e mëdhenj që ruajnë dhentë, që të gjitha janë sugjestive për një prejardhje të vjetër».
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…