<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

6 mënyra të thjeshta se si ta kontrolloni ankthin brenda pesë minutave

 

Stresi është një fakt gati i pashmangshëm në jetën e gjithsecilit prej nesh. Duket se stresi nuk ka vetëm ndikim negativ, por ai shpesh ndikon në nxitjen e motivimit dhe elasticitetin në punë dhe gjatë përditshmërisë sonë.

Por, kur stresi bëhet kronik, kjo çon edhe në gjendje ankthi dhe ndikime të tjera negative në shëndetin tonë. Lajmi i mirë është se ka hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të rifituar qetësinë në jetën tuaj.

Cilat fruta mund të dëmtojnë mëlçinë?
Këtu janë gjashtë mënyra për të reduktuar stresin dhe ankthin në pesë minuta:

#1 Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj

Sipas psikiatres Marlynn Wei në New York City, frymëmarrja ritmike është një ushtrim i mirë për reduktimin e stresit që nuk kërkon shumë përvojë për ta praktikuar.

#2 Mos e prekni telefonin me dorë për disa minuta

Kontrolli i vazhdueshëm i telefonit për të parë njoftimet apo mesazhet e ndryshme, mund t’ju pushtojë, pasi në ditët e sotme njerëzit janë të lidhur me teknologjinë. Email-et, mesazhet, kalimi në Instagram janë procese që kriojnë varësi. Në vend të kësaj, ekspertët këshillojnë që të shkëputeni për pak kohë duke krijuar atë “pushimin e artë” që krijon hapësirën e duhur mendore për fokus te vetja dhe ndjenjat tuaja.

#3 Përdorni aplikacione që ju ndihmojnë të mësoni të meditoni

Ka shumë aplikacione falas të meditimit që mund t’ju ndihmojnë të përshtateni me meditimin për pesë minutat që ju nevojiten për t’u çlodhur. Aplikacionet e njohura si “Headspace” ose “Insight Timer” kanë qindra opsione meditimi që mund t’ju ndihmojnë të përballeni me çdo emocion që mund të ndjeni.

#4 Dëgjoni një këngë relaksuese

Terapia muzikore mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur kudo që të jeni, pasi muzika i ndihmon njerëzit që kanë çrregullime të lidhura me stresin, depresionin e lehtë dhe ankthin.

#5 Pini një filxhan çaj

Një çaj kamomili i ngrohtë është një praktikë sa qetësuese, por që ndikon edhe në përqendrimin tuaj. Kjo mund të jetë një taktikë e mirë për të reduktuar stresin në punë dhe jo vetëm.

#6 Dilni në ambient të hapur për disa minuta

Mjekja Monique Tello thotë se ndonjëherë, dalja jashtë për një shëtitje të shpejtë ose ajër të pastër është një mundësi e mirë për të reduktuar shpejt stresin.

admin admin

Recent Posts

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

22 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

1 day ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

3 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

3 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

3 days ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

4 days ago