<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Trashegimi Ilire e Enkelejve, thesari ynë që ndodhet ne Sofie dhe Beograd

Në një postim të Preveza Abrashi, Shef i Departamentit at Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe njiherash një kërkuese dhe hulumtuese e pasurive tona të hershme, ajo që ka kthyer profilin e saj në Facebook në një galeri të njohjes sonë me të shkuaren e hershme, me atë pjesë që ka pak vëmendje dhe shumë ëndje, ka publikuar së fundmi “Ari i Lichnides, qytetit te drites, Ohri dhe Trebenishta e sotme, 2600 vjet i vjeter, me 400 artefakte e stoli ari nga shek VII-VI para Kr.

Nje pjese e artefakteve (maskave) sot gjenden ne Sofie dhe Beograd.

Zbulimi i thesareve të Trebenishtës, një fshat që ndodhet në rrugën nga Ohri në Kërçovë, ishte si diçka e dalë nga filmi: varre të lashta të ngarkuara me ar dhe argjend dhe dhurata varrimi si të përshtatshme për një mbret. Vendndodhja e Trebenishtës që daton nga shekujt VII – IV p.e.s. u zbulua në vitin 1918. Nekropoli i Trebenishtës konsiderohet si një nga vendet më interesante arkeologjike të epokës së hekurit në Gadishullin Ballkanik. U zbuluan 56 varre, nga të cilat më domethënësja dhe më e vjetra janë 12 varret princërore, një dinasti e tërë që u varros me të gjitha shenjat e fuqisë së tyre. Katër maska ​​varrimi prej ari, sandale, doreza ari, enë ari, argjendi, bronzi dhe bizhuteri e rozeta janë zbuluar në tre skelet mashkulli dhe një femre në fshatin Trebenistë. Nekropoli i Trebenishtes mbetet sot një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike në Maqedoni dhe një kujtesë e gjallë e stilit dhe sofistikimit të kulturave të kaluara.”

Ky informacion dhe materiali fotografik shoqërues është një kontribut i çmuar i nevojës për njohje dhe një dimension të ri të afrisë me kulturën dhe artefaktet që na ndërgjegjësojnë dhe pasurojnë origjinën tonë. Edhe pse ata nuk janë në dispozicion të muzeve dhe pasurive tona materiale të dëshmimit historik, sërish ata flasin për origjinën tonë ilire, për pasurinë tonë materiale dhe shpirtërore.

Albert Vataj  

 

 

admin admin

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

16 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

2 days ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

2 days ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

2 days ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

2 days ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

2 days ago