Nëse vozitni me xhaketë apo pallto dimërore në Spanjë, mund të merrni një gjobë deri në 200 euro.
Ideja e këtij rregulli është se xhaketa e dimrit ju kufizon kur vozitni, domethënë ju kufizon lëvizjet pas timonit. Në Spanjë, e njëjta gjë vlen nëse mbani një shall ose doreza.
Vozitja me një pallto të rëndë mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të drejtuar makinën, përdorimin e transmisionit dhe kontrollet e tjera të makinës dhe ta bëjë të pamundur lidhjen e duhur të rripit të sigurimit.
Edhe pse teknikisht jo e paligjshme, veshja në mënyrë të papërshtatshme gjatë drejtimit të automjetit shkel nenin 18 të Rregullores së Përgjithshme të Trafikut në Spanjë. Rregullat e përgjithshme të trafikut thonë: “Një pallto shumë e madhe ose shumë e rëndë mund të ndërhyjë në funksionin e rripit të sigurimit. Drejtuesi i mjetit është i detyruar të sigurojë lirinë e tij të lëvizjes”.
Vozitja me xhaketë dimërore është gjithashtu e ndaluar në Britaninë e Madhe. Gjoba është 100 paund, ose rreth 120 euro. Nëse policia ju kap duke hequr xhaketën gjatë vozitjes, gjobat mund të jenë edhe më të larta, deri në 5000 £ (pothuajse 6000 euro).
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…