Hasan Tahsini lindi më 1811 në fshatin Ninat të kazasë së Filatit në Çamëri. Ai u edukua në një mjedis me tradita kombëtare. Babai i tij Osman Hasan Hoxha në kohën kur lindi i biri ushtronte detyrën e kadiut në qytetin e Filatit.
Në kryeqytetin osman Hasani ndoqi për katër vjet Medresenë e Fatihut, që ishte një ndër shkollat më të njohura të Stambollit.
Ai mbaroi Medresenë me rezultate të shkëlqyera, ndaj dhe mori mbiemrin Tahsini që në arabisht do të thotë i lavdërueshëm, i admirueshëm. Për gjerësinë e diturive që zotëronte, si dhe për aftësinë e tij intelektuale, në vitin 1870 u caktua Rektor i Universitetit, të sapohapur të Stambollit.
Hasan Tahsini qe një ndër veprimtarët më të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai e kuptoi se një ndër fushat më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe lartësimin e popullit shqiptar ishte shkrimi dhe përhapja e diiturisë në gjuhën shqipe.
Për këtë qëllim që në vitet ’60 të shek. XIX në bashkëpunim me atdhetarë të tjerë si Kostandin Kristofori etj, filloi veprimtarinë për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë midis shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe.
Në fillim të viteve ’70 ai hartoi një projekt të alfabetit të gjuhës shqipe me 30 bashtingëllore dhe 8 zanore. Më pas Hoxha Tahsin mori pjesë në komisionin që hartoi alfabetin shqip në Stamboll.
Por veprimtarinë e tij atdhetare Hasan Tahsin u përpoq dhe u burgos, por ai nuk u largua nga bindja e tij dhe rruga e tij për zhvillimin e kulturës dhe për afirmimin e kërkesave kombëtare shqiptare.
Hasan tahsini alfabetin e vet e hartoi qysh në vitin 1870. Gjatë viteve 1873-1874 ai shkoi në Ninat, Filat, Paramithi, Margëlliç, Konispol e Delvinë. Kudo shpërndau dhe u mësoi shqiptarëve alfabetin e vet.
Kryengritjet popullore të viteve ’30-50 e çuan më tej këtë proces dhe, në fillim të viteve ’60 Tahsinin e gjejmë midis organizatorëve më veprues të një kryengritje të re në veri të vendit.
Veprimtaria patriotike e Hasan Tahsinit kulmon në prag dhe gjatë lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Më 18 dhjetor 1877 kur trupa ruse po marshonin drejt Stambollit dhe po kërcënoheshin direkt tokat shqiptare nga pretendimet shoviniste greke mbi Çamërinë, Komunieti i Stambollit i kërkoi Portës së Lartë autorizimin për krijimin e reparteve vullnetare shqiptare për mbrojtjen lokale nga shovinistët fqinjë.
Më 12 shkurt 1878 një bandë e madhe greke me rreth 600 vullnetarë të ashtuquajtur epiriotë të rekrutuar në Greqi, të pajisur me armë e topa të ushtrisë helene dhe të komanduar nga oficerë grekë zbarkuan nga ishulli i Korfuzit në fshatin e Lëkurës, në afërsi të Sarandës. Pasi ngritën këtu flamurin e Greqisë, shpallën fillimin e kryengritjes ‘’greke’’ në viset e Epirit.
Në këto rrethana në fund të janarit 1878 Hasan Tahsini shkon në vendlindjen e tij në Filat të Çamërisë ku gëzonte një autoritet dhe ndikim të madh dhe organizoi mbrojtjen vullnetare të krahinës.
Në mbrojtje të Shqipërisë së Jugut u ngrit gjithë Çamëria dhe Labëria. Rreth 1000 dyfekë dolën vetëm nga zona e Fierit. Autori turk Ismail Habib llidhur me aktivietin patriotik të Hasan Tahsinit shkruan Hasan Tahsini ishte patriot i shquar.
Në luftën me grekët në vitin 1878 në kundërshtim me moshën e tij të pleqërisë formoi një tabor vullnetar nga bashkëatdhetarët e tij dhe u nis për në luftë. Duke parë rrezikun që kërcënonte trojet jugore shqiptare në këto vise edhe rilindësi tjetër Abdyl Frashëri, Abedin Dino e të tjerë. Në krye të Komitetit të Shpëtimit Publik ushtarak, i cili do të merrej me formimin e organizmin e reparteve ushtarake vullnetare u caktua Abedin Dino.
Ndërsa Sami Frashëri u ngarkua me detyrën e Sekretarit të inspektimit të këtij komiteti ushtarak. Abedin Dino, Hasan Tahsini dhe krerë të tjerë lokalë i bënë thirrje popullsisë vendase për mbrojtjen nga agresioni grek.
Thirrjes ju përgjigjën me mijëra vullnetarë të cilët rrëmbyen armët për mbrojtjen e vendit. Për të ndihmuar në shpartallimin e vorioepiriotëve Abedin Din duke shfrytëzuar postin e tij qeveritar thirri nga Janina (qendra e vilajetit) 1500 ushtarë dhe një kryqëzor turk që ndodhej në detin Jon. Nga jugu i thellë i Shqipërisë erdhën shumë vullnetarë të udhëhequr nga atdhetarët Jakup Çaperi, Ibrahim Dalani, Tahir Mete Mazreku, etj. Në mbrotje të vendit luftuan edhe himarjotët të komanduar nga kapedanët e Bregut të Detit, Odise Kasneci dhe Sokrat Leka.
Edhe Mustafa Nuri Vlora dërgoi 1600 vullnetarë për të zmbrapsur trupat greke. Pas rezisencës së fuqishme shqiptare më 23 shkurt 1878 banda greke u shpartallua plotësisht duke u tërhequr gjatë bregdetit derisa u hodh në Korfuz.
Traktati i Shën Stefanit nuk e trajtoi çështjen shqiptare pasi për Rusinë Shqipëria nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas traktatit të Shën Stefanit gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike, ndërsa pjesa tjetër i mbetej Turqisë.
Në këto rrethana kur coptimi i trojeve shqiptare filloi të vihej në jetë Komiteti i Stambollit adoptoi një platformë të re politike e cila kërkonte mobilizimin e mbarë vendit për plotësimin e dy detyrave kryesore.
1)Kundërshtimi me luftë të armatosur në emër të kombësisë shqiptare të çdo vendimi që do të merrnin Fuqitë e Mëdha në dëme të tërësisë tokësore territoriale të Shqipërisë. 2)Bashkimi i të gjithë trojeve të atdheut me disa të drejta të autonomisë. Siç dihet Traktati i Shën Stefanit u kundërshtua nga Fuqitë e mëdha, veçanërisht nga Anglia dhe Austro-Hungaria të cilat kërkuan rishikimin e marrëveshjes së shën Stefanit nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, i cili do të mblidhej në Berlin më 13 qershor 1878.
Në kuvendin e Frashërit dhe në mbledhjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka marrë pjesë si delegat Çamërisë edhe Hasan Tahsini.
Gjatë gjithë periudhës së Krizës Lindore të gërshetimit të luftës së popullit tonë në frontin antiosman me atë antishovinist, personaliteti i Hasan Tahsinit u ngrit deri në shkallën e organizatorit të luftës së armatosur të popullit, deri në shkallën e një prej udhëheqësve të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Ashtu si gjithë rilindasit e tjerë edhe ai aspironte një shtet të pavarur shqiptar.
Në një dokument të gjetur në arkivat e Londrës dëshmohet se në vitin 1874 Hasan Tahsini arrestohet në Delvinë sepse predikonte lirinë kombëtare bashkëatdhetarëve dhe ka regjistruar cilido që përqafonte projektin e tij, të punojnë për lirinë e vendit të tyre dhe të ngrenë një principatë ose një demorkaci shqiptare.
Pasuesit e tij mund të jenë në numër shumë më të madh në Shqipërinë e Epërme dhe të poshtme, madje edhe në Stamboll’’
Nga radhët e pakta të dokumenteve na ndriçohet më mirë një çast nga jeta e Hasan Tahsinit, por sidomos del në pah figura e tij si veprimtar edhe mendimtar i lëvizjes kombëtare.
Kurorëzimi i përpjekjeve të gjata të rilindësve në fushën e kulturës, ku spikat kontributi i Hasan Tahsinit është krijimi në vitin 1879 i Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja shqipe apo Shoqërisë së Stambollit. Hasan Tahsini ishte një nga autorët e shquar të saj dhe luajti rol të rëndësishëm për sa ekzistoi ajo.
(marrë nga punimi ‘’Rilindësi Hoxha Hasan Tahsini në mbrojtje të trojeve shqiptare të Çamërisë nga aneksimi dhe kolonizimi grek’’ Prof. Dr. Selman Sheme)
Përgatiti Eugent Kllapi
Zbulohen kulla kripe solide në tabanin e Detit të Vdekur. Të krijuara nga vetë natyra, nuk…
Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve, ushtarëve të Lekes madhe në Pakistan që flasin theksin Burrash,…
Ditarët e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der…
Nga: Claire Turrell / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Influencuesit [influencer] që lëvizin shkopin e…
Më 19 nëntor të vitit 1814 lindi ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim de Rada. De…
Lagështia e grumbulluar në dritare kur temperatura e brendshme është më e ngrohtë se…