Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se kanella mund të jetë më e dobishme në lehtësimin e dhimbjeve sesa ibuprofen.
Ky përfundim ka dalë nga një sondazh që është bërë tek një numër i madh grash, ku ka rezultuar se kanella është një ilaç më efektiv kundër dhimbjeve sesa ibuprofeni.
Rëndësi i është kushtuar edhe përdorimit të ibuprofen nga ana e grave, për dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Shije.al raporton se një grua që ndien dhimbje një herë në muaj, duke marrë ibuprofen për të lehtësuar dhimbjen, gjatë jetës së saj, ajo do të konsumojë një sasi të konsiderueshme të ilaçeve farmaceutike.
Problemet me stomakun dhe problemet kardiovaskulare janë vetëm dy nga ndërlikimet që mund të vijnë me marrjen e qetësuesve për vite. Prandaj kërkimet e reja kanë konfirmuar se ekziston një alternativë më e mirë.
Hulumtimet e kryera në Indi dhe të botuara në “Journal of Clinical and Diagnostic Research”, zbuluan se kanella është erëz me lehtësim më efektiv të dhimbjeve, sidomos për gratë.
Kanella, sikurse shafrani i Indisë ka vlera të mrekullueshme medicinale. Është e njohur për të zvogëluar nivelin e sheqerit në gjak, mban nën kontroll presionin e gjakut dhe “vret” dhimbjet.
Ajo është përdorur për shekuj në mjekësinë lindore. Filloni ta përdorni edhe ju kanellën, në rast se doni të qetësoni dhimbjet në mënyrë natyrale!
“The Odyssey” nga Christopher Nolan, me premierë më 17 Korrik, është projektuar nga regjisori legjendar…
Në tre dekadat e fundit, farat dhe vajrat e tyre janë përdorur gjithnjë e…
Nga: HYQMET ZANE Atë ditë që mendoj se ishte edhe pushkatimi i një atdhetari të madh…
Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…
Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…
Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…