<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Tronditja e radhës e Greqisë! Shqiptarët, themeluesit e Akademisë së Athinës

 

Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitasit kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës.

Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit. U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan.

Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botuan Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe u bë realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendshme dhe misionin e sotëm. Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori interesante.

Më 1856 tregtari i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte t’i bënte një dhuratë të madhe Greqisë, brenda në Athinë. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës ish Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri.

Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë.

Kështu Simon Sina për dhuratën që dëshironte të bënte në Athinë e bisedon me ambasadorin e Greqisë në Austri, z.Skina, dhe ai menjëherë i diktoi të ndërtojë pallatin e Akademisë. Sina e pranoi dhe i paraqiti planet inxhinierit Teofil Hanse, i cili na dha kryeveprën që është akoma sot ndërtesa e Akademisë.

Natyrisht punuan shumë artistë, mjeshtra ndërtimi, skluptorë dhe piktorë, por çelësi ishte Teofil Hanseni. Më 1859 filluan punimet e para. Në vitin 1863 Sina ndërpreu punimet, sepse, siç është shprehur, erdhi në front mbreti Othon. Mërzia i kaloi pas disa vitesh, dhe më 1868, ky bamirës vendosi të rifillojë punimet.

Më 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën që ai nisi, gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885. Kur u hapën portat e Akademisë më 1885, Ifigjen Sina i dha si dhuratë kryeministrit Deljani 800.000 mijë dhrahmi, por ai nuk e pranoi dhuratën.

Vitin tjetër Harrilla Trikupi u interesua për atë shumë tepër të madhe për kohën, por atëherë trashëgimtarët e Sinës ishin varfëruar. Kështu hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte atëherë në brendësi të punimeve, dhe arvanitasit tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit.

Vallë a është rastësi, që me armët e shqiptarit u bë Greqia e re? Ndoshta! Vallë rastësi, që zgjuarsia shqiptare formoi dhe zhvilloi trurin e Akademisë së Athinës? Ndoshta! Është më e pëlqyeshme kështu se sa të mbahet në heshtje dhe ky fakt i vërtetë i kontributit shqiptar për krijimin dhe ecurinë e Akademisë së Athinës, vatra e zhvillimit të shkencës greke. (u shfrytëzuan materialet e historianit Arben Llalla)

admin admin

Recent Posts

Mësohet arsyeja pse Rexhep Qosja u varros pa paralajmërim

  Ka ndërruar jetë akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, një nga figurat…

3 days ago

Informatorja shqiptare e FBI-së: Konica “i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike”, Noli “komunist”

Nga: Agron Alibali Gjatë dy viteve të fundit të jetës, Faik Konica u vu nën…

3 days ago

Dermatologët: kruajtja e trupit mund të fshehë sëmundje serioze

    Shndërrimi i një simptome shpesh e nënvlerësuar në një prioritet klinik për t’u…

4 days ago

Ky lloj ushtrimi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të 8 sëmundjeve

  Lëvizni më shumë . Uluni më pak . Për shumë vite, kjo është konsideruar si një udhëzim…

4 days ago

Lulja që këshillohet nga ekspertët të vendoset në dhomën e gjumit

  Lulja Sansevieria nuk kërkon shumë kujdes, rimbillet çdo 2 deri në 3 vjet në…

4 days ago

A i mbani mend këto tetë gjëra nga fëmijëria juaj?

    Mënyra se si e kujtojmë fëmijërinë tonë shpesh tregon më shumë për atmosferën…

4 days ago