<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Gënjeshtra historike: E vërteta për Anastasian, princeshën e Romanovëve

Me mësymjen e Revolucionit Rus, ekzistenca e një familjeje mbretërore ishte e patolerueshme për bolshevikët. Në vitin 1918 ata masakruan familjen mbretërore Romanov – carin Nikolas II, bashkëshorten, djalin dhe katër vajzat – për të siguruar që asnjë trashëgimtar i ligjshëm nuk mund të rishfaqej më vonë dhe të thërriste publikun për mbështetje.

Shumë shpejt nisën thashethemet, se disa anëtarë të familjes mbretërore kishin ikur dhe mbijetuar. Siç mund të pritej, menjëherë u shfaqën pretenduesit. “Ana Anderson” ishte më e famshmja. Në vitin 1920, Anderson u pranua në spital pas tentativës për vetëvrasje dhe pranoi se ajo ishte Princesha Anastasia, vajza më e vogël e familjes mbretërore. Ajo u dallua nga pretenduesit e tjerë sepse kishte një ngjashmëri të caktuar dhe njohje të habitshme të familjes mbretërore ruse dhe të jetës në oborr.

Edhe pse disa të afërm dhe të njohur që e njihnin Anastasian e besonin Andersonin, shumica nuk e bënë. Deri në vitin 1927, një ish-shoqe konvikti e Andersonit pretendonte se emri i saj ishte Franziska Schanzkovska, jo Ana dhe sigurisht jo Anastasia.

Kjo nuk e ndaloi Andersonin që të kënaqej në shoqërinë e të famshmëve dhe të përpiqej të hynte në një oborr mbretërore. Ajo përfundimisht e humbi kauzën në procedurat ligjore që u zvarritën për dekada, por i qëndroi versionit të vet deri kur vdiq në vitin 1984.

Vite më vonë, me zbulimin e atyre që rezultuan si eshtrat  e familjes mbretërore, testet e ADN-së e konfirmuan gënjeshtrën e Ana Andersonit. Në vitin 2009, ekspertët arritën më në fund të konfirmojnë se janë gjetur të gjitha eshtrat dhe se asnjë anëtar i familjes nuk i shpëtoi ekzekutimit në vitin 1918. /Bota.al

admin admin

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

8 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

8 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

1 day ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

1 day ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

1 day ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

1 day ago