<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

“Myslimani rrezikoi jetën duke fshehur këmbanën e kishës”/ Prifti: – Më tha iu takon të krishterëve

Monsignor Vincenzo Paglia është kleriku i parë që hyri në Shqipërinë komuniste të viteve ’90. Prifti për emisionin “Opinion”, ka treguar detaje sa i takon Shqipërisë që gjeti në atë kohë. Ai shprehet se në vend dëshira për liri ishte mëse e dukshme, ku tregoi episode interesante edhe sa i takon lirisë së besimit fetar.

Monsignor Vincenzo Paglia vlerësoi edhe bashkëjetesën fetare, ku tregoi gjatë intervistës se një mysliman kishte fshehur nën dhé një këmbanë të një kishe duke rrezikuar jetën edhe pse nuk i përkiste besimit të tij fetar.

Ndër të tjera kleriku tregon edhe marrëdhëniet me presidentin e asaj kohe, zotin Berisha, për të cilin thotë që kishte një raport të ngushtë.

Blendi Fevziu: Pas një izolimi a ekzistonte edhe më parë kjo frymë lirie?

Monsignor Vincenzo Paglia: Po patjetër që po, dëshira për liri ishte mëse e dukshme. Edhe fakti që kishte pranuar për të zhvilluar zgjedhjet sigurisht të kontrolluara, por duke pranuar në parim ishte një hap shumë i vështirë që të tërhiqej. Për mua do të fillonte një lindje për Shqipërinë dhe këtë synova.

Blendi Fevziu: Në atë moment do të vinte në Shqipëri edhe Nënë Tereza.

Monsignor Vincenzo Paglia: Sigurisht! Unë bëja fluturime të ndryshme me Nënë Terezën për të shkuar në Shqipëri. Pas udhëtimit të dytë kur Ramzia Alia më premtoi fillimin e lirisë së lutjeve, më kujtohet një mysliman më zbuloi një këmbanë që kishte fshehur nën dhé, dhe tha i takon të krishterëve dhe po jua jap.

Blendi Fevziu: Një mysliman? E kishte fshehur duke rrezikuar kokën dhe jetën e tij?!

Monsignor Vincenzo Paglia: Dhe unë e vendosa atë këmbanë pranë një ulliri dhe afër një kishëze që i kishte dhënë Nënë Terezës për ta çuar më vonë tek këmbanorja në kishën e vjetër ortodokse dhe i them që kjo këmbanë bije për të gjithë për muslimane, katolikë dhe për ortodoksë. Kjo u pranua nga të gjithë. Unë doja dhe tani dua që Shqipëria dhe besimet fetare të ndihmojnë bashkëjetesën dhe jo konfliktin. Jam krenar që kam shkruar që në kohën e Berishës nenin mbi lirimin e fesë në Kushtetutën e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: E keni shkruar ju?

Monsignor Vincenzo Paglia: Unë, dhe jam krenar për këtë.

Blendi Fevziu: E pranoi Presidenti Berisha këtë?

Monsignor Vincenzo Paglia: Sigurisht që po!

Blendi Fevziu: Çfarë raporti keni pasur me të?

Monsignor Vincenzo Paglia: Marrëdhënie të themi shumë të ngushta, jashtëzakonisht, me të kam marrëdhënie lirie të gjerë. Ishte shumë e ndërlikuar sepse bëhej fjalë për një vepër që nuk mund ta bëjë vetëm një person, janë të nevojshme struktura qeveritare. Mbaje mend se kur thosha që në zgjedhjet e mëvonshme që shpesh opozitari edhe burgosej dhe anasjelltas. Po fillonte një epokë e re dhe unë mbaj mend që me Ramiz Alinë arritëm rihapjen e katedralesa së Shkodrës dhe Ramiz Alia më kundërshtonte duke më thënë që duhet të ishte për shërbim publik. I thashë edhe këtë që President është edhe kisha më e madhe në Ballkan dhe për ju do të jetë një nder i madh që ta hapni dhe mbaj mend me Ramiz Alinë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin.

Blendi Fevziu: Që u vendosën më 1991.

Monsignor Vincenzo Paglia: Po në ’91 sepse unë u caktova si i ndarkuari special apostolik i Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Ramiz Alia e ka takuar Papa Gjon Palin II?

Monsignor Vincenzo Paglia: Jo nuk e ka takuar sepse në atë kohë qëlloi edhe 2 Prilli. Ai njihte mirë shpirtin e Shqipërisë. Tema ishte kjo edhe me atë që shqiptarët nuk janë marksistë, janë shqiptarë. Juve ju qëlloi Enver Hoxha, por ishte e rëndësishme të hiqej kjo kupola.

Nga OraNews

admin admin

Recent Posts

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

44 minutes ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

58 minutes ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

2 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

2 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

2 hours ago

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

19 hours ago