Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Analisti i njohur grek: Po u krijua Shqipëria e Madhe, duhet aneksuar jugu i Shqipërisë!

 

Një dokument jo-zyrtar duket se po qarkullon në fshehtësi në disa qarqe diplomatike, dhe që propozon një rishikim të zgjeruar të kufijve në Ballkan, për të zgjidhur njëherë e mirë konfliktet me prapavija etnike, vazhdon që të trazojë ujërat e politikës dhe jo vetëm.

Pas boshnjakëve, janë grekët ata që shfaqen shumë të shqetësuar nga dokumenti në fjalë që propozon krijimin e një Serbie të Madhe, Kroacie të Madhe dhe Shqipërie të Madhe. Athina i trembet më shumë kësaj të fundit, pra bashkimit të mundshëm të Kosovës me Shqipërisë.

Aq sa analisti i njohur grek i gazetës “Kathimerini”, Stavros Tzimas, shkruan në një editorial se nëse krijohet vërtet Shqipëria e Madhe, Greqia do të synojë që të aneksojë Shqipërinë e Jugut, të cilën qarqet nacionaliste greke e njohin si Epiri i Veriut.

Në shkrimin e tij Tzimas citon mediat serbe që sipas tij kanë intervistuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku ai ka pohuar, gjithnjë sipas Tzimas se ka folur me kryeministrin slloven Janez Jansa disa kohë më parë në lidhje me këtë propozim, dhe se ka dijeni mbi këtë dokument. Lexoni më poshtë shkrimin e gazetarit grek.

 

Nga Stavros Tzimas

Një dokument “fantazmë” jo-zyrtar që thuhet se flet për ndryshimet në kufijtë e Ballkanit Perëndimor, ka ringjallur skenarët e makthit, pikërisht në një periudhë trazirash të rënda gjeopolitike në rajonin e gjerë të Evropës Juglindore, Detit të Zi dhe natyrisht Mesdheut Lindor.

Askush nuk e ka parë zyrtarisht këtë dokument – të bërë fillimisht publik nga një portal slloven lajmesh, me pretendimin se qeveria në Ljubljanë është një ndër autorët e saj – e cila thuhet se përmban një plan për ndryshime territoriale, që do të ndryshojnë rrënjësisht hartën aktuale duke e shpërbërë Bosnje Hercegovinën,duke krijuar një “Shqipëri të Madhe”, “Serbi të Madhe” dhe “Kroaci të Madhe”.

Qeveria sllovene e ka mohuar ekzistencën e një dokumenti të tillë, megjithëse kryeministri shqiptar Edi Rama, u citua nga televizioni shtetëror serb të pretendonte se ka biseduar me kryeministrin Slloven disa kohë më parë mbi këtë çështje, dhe se në fakt e kishte parë këtë dokument.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se plani i përshkruar në dokumentin e shumëpërfolur, do të kishte një efekt të rrezikshëm destabilizues. Natyrisht kjo nuk është hera e parë që ka skenarë që parashikojnë ndryshime kufijsh dhe shkëmbime territoriale, të propozuara nga “kuzhinierët” e ndryshëm të “kuzhinës ballkanike”, dhe që kryesisht kanë në fokus Kosovën dhe zgjidhjen e statusit të saj, që në rastin e ndryshimeve territoriale do të njihej si shtet nga Serbia.

Por këto janë periudha të ndërlikuara sidomos për ato vende (mes tyre Greqia) që në një mënyrë apo tjetrën mund të gjenden në vorbullën e ndryshimeve të tilla rrënjësore, dhe në krijimin e qendrave të reja të pushtetit në fqinjësinë e tyre të afërt.

Çdo ndryshim i ri në hartën e Ballkanit Perëndimor, nënkupton ndryshimin e statuskuosë- në thelb të Marrëveshjes së Dejtonit, të arritur pas luftërave të përgjakshme në Bosnjë dhe Kroaci, dhe më vonë në Marrëveshjen e Kumanovës, që i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës.

Një ndryshim i tillë i hartës, do të përfshinte në mënyrë të pashmangshme çdo shtet ballkanik, pasi do të ndikonte në sigurinë dhe interesat e të gjithëve – duke çuar në më shumë gjakderdhje.

Prania e një “Shqipërie të Madhe” në kufirin tonë verior nuk mund të pranohej kurresei nga Greqia, e cila më pas do të justifikohej në synimin e saj për të aneksuar “Epirin e Veriut”, dhe as Bullgaria nuk do të toleronte një “Serbi të Madhe”, pa u lejuar që të zgjerohet vetë duke pretenduar pjesën e mbetur të Maqedonisë së Veriut, për të mos përmendur turqit, të cilët do të shihnin një mundësi të artë për të depërtuar nëTraki. Me pak fjalë, ky skenar do të ishte si një mulli që do të na bluante të gjithëve./TiranaToday

admin admin

Recent Posts

A ndihmon soda e bukës me problemet e diabetit /Disa këshilla se ku ta përdorni

  Soda e bukës mund të jetë një nga produktet që përdoret më së shumti…

2 hours ago

“Peshku i apokalipsit” rishfaqet në Kaliforni: shkencëtarët kërkojnë sekretet e specieve

  Një peshk remo është shfaqur në bregun e Grandview në Encinitas, Kaliforni. Është zbulimi…

2 hours ago

Zbulohen kulla kripe në tabanin e Detit të Vdekur

Zbulohen kulla kripe solide në tabanin e Detit të Vdekur. Të krijuara nga vetë natyra, nuk…

19 hours ago

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan…

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve, ushtarëve të Lekes madhe në Pakistan që flasin theksin Burrash,…

22 hours ago

Ditarët e panjohura të komandantit gjerman të forcave supreme: Hit’leri është i brengosur për gjendjen në Shqipëri, gjenerali Badoglio dha dorëheqjen prej humbjeve…

Ditarët e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der…

22 hours ago

Gladiatorët ishin influencuesit e Romës së lashtë

Nga: Claire Turrell / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Influencuesit [influencer] që lëvizin shkopin e…

22 hours ago