<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

E bardhë dhe e mistershme, kjo është shtëpia më e vetmuar në botë

Zhurmat, smogu dhe pagesat mund të jenë paksa të lodhshme kur jeton në qytet. Kush nuk ëndërron  që një ditë thjesht të largohet dhe të jetojë në një ishull të vetmuar?

Ndoshta një zgjidhje mund të ishte shtëpia “më e vetmuar” në botë, një pronë e vendosur në një ishull të izoluar ku popullsia është zero.

I vendosur në jug të Islandës, ishulli Elliðaey është pjesë e arkipelagut Vestmannaeyjar që ka në total 18 ishuj me një popullsi totale prej 4414 banorësh. Në mes të Elliðaey’s është një shtëpi e bardhë, e cila  është e veshur nga misteri dhe është braktisur prej vitesh.

Shtëpia ka nxitur teori konspirative si për shembull që synohej të përdorej gjatë një apokalipsi zombish, është përdorur nga një kult besimi dhe se është në pronësi të këngëtarit islandez Björk. Por si u ndërtua shtëpia dhe pse u braktis? Epo nuk u ndërtua nga dikush që donte të jetonte aty, por nga Shoqata Elliðaey e Gjuetisë.

Shtëpia u ndërtua në vitet 1950 për gjuetarët e zogjve të detit, gjueti që lejohet në Islandë dhe Ishujt Faroe. Brenda shtëpisë ka mure dhe dysheme druri e madhe edhe një oxhak. Nuk ka elektricitet, por furnizimi  me ujë bëhet përmes një sistemi që mbledh ujin e shiut dhe kjo vendos në punë edhe saunën.

Deri më tani shtëpia është vizituar nga 11.264 persona që prej ndërtimit të saj rreth 70 vite më parë. Shtëpia mund të vizitohet vetëm me lejen e Shoqatës Elliðaey të Gjuetisë e cila edhe sot gëzon pronësinë  e saj./tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

1 hour ago

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

18 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

18 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago