<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Çfarë i ndodh organizmit nëse i pini antibiotikët me qumësht

 

Përthithja më e mirë e antibiotikëve ndonjëherë mbetet peng i ushqimit të konsumuar bashkë me këto medikamente.

Antibiotikët kanë një ndërveprim negativ me shumë ushqime dhe pije, siç është edhe qumështi apo produktet me qumësht.

Efikasiteti i tyre është në varësi të përthithjes së antibiotikëve në sistemin tretës dhe më pas rrjedhjen e tyre në qarkullimin e gjakut.Prej këndej, antibiotikët e gjejnë rrugën në zonën e infeksionit.

Rrugëtimi i suksesshëm i antibiotikëve ndikohet nga shumë faktorë, siç mund të jetë aciditeti në stomak, yndyrnat, ushqyesit dhe prania e kalçiumit.

Përse antibiotikët nuk duhen marrë me qumësht

Kjo ndodh sepse kalçiumi tek qumështi ndërlidhet me antibiotikun dhe pengon përthithjen e tij në stomak.

Edhe nëse qumështi , ‘paralizon’ gjysmën e antibiotikut, organizmi merr vetëm gjysmën e dozës, gjë që vonon eliminimin e plotë të infeksionit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë që kur të merrni antibiotikë, të shmangni qumështin dhe produktet e bulmetit për të paktën 2 orë përpara dhe mbrapa marrjes së antibiotikut.

Në rastin e shumicës së antibiotikëve, ushqimi ose ndikon në uljen e sasisë së përthithjes ose nuk luan asnjë rol.

Disa antibiotikë përthithen më mirë nëse merren me ushqim sepse ky i fundit nuk ka asnjë ndikim në këtë proces.

Të dhënat ku bazohet AgroWeb.org, thonë se pacientët që marrin antibiotikë duhet t’i ndjekin me përpikmëri udhëzimet në paketimet e ilaçeve.

Mungesa e zbatimit të këtyre udhëzimeve mund të shkaktojë probleme në kurimin e infeksionit.

Ndër ushqimet që duhet të shmangni kur merrni antibiotikë janë ushqimet acidike siç janë pijet me gaz, lëngjet e agrumeve, çokollata dhe produktet me bazë domateje.

Lëngu i qitros në veçanti ndikon shumë negativisht me disa ilaçe dhe jo vetëm antibiotikët.

Ushqimet me përmbajtje të lartë fibre siç janë thjerrëzat, fasulet dhe drithërat e plota ngadalësojnë përthithjen e antibiotikut.

admin admin

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago