<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: LETËRSI

Pesë fabula nga Ezopi

HUAMARRËSI

Në Athinë një njeri kish nevojë për një dorë të hollash, prandaj iu lut huadhënësit t’i jepte diçka dhe t’i caktonte një kohë shlyerje. Po meqë nuk mundi t’ia kthente në kohën e duhur, mori dosën e vetme që kish dhe e shpuri për ta shitur mu përpara syve të huadhënësit. Kur iu afrua një blerës dhe e pyeti nëse dosa ishte për të pjellë, ai iu përgjigj, se jo vetëm që ishte por, sipas mistereve të Elefsinës, lindte femra, ndërsa sipas mistereve të Athinës, meshkuj. Meqë blerësi u çudit fort me fjalët e tij, ndërhyri huadhënësi dhe i tha: – Mos u çudit aspak, sipas mistereve të Dionisisë, dosa do pjellë keca.

Fabula tregon se shumë njerëz, kur duan të fitojnë, nuk mëdyshen të gënjejnë edhe për gjëra të pamundura.

DHITË E EGRA DHE BARIU

Një bari që kishte nxjerrë dhitë e tij për kullotë vuri re se ato ishin përzier me disa dhi të egra. Kur u errësua, i nisi të gjitha së bashku për në shpellën e tij. Ditën tjetër bëri një kohë shumë e keqe, e meqë nuk mundi t’i nxirrte si zakonisht, i mbajti brenda, duke iu dhënë dhive të tij aq ushqim sa duhej për të mos i marrë uria, kurse dhive të egra më tepër, me qëllim që t’i afronte. Kur u hap koha dhe i nxori të gjitha për kullotë, dhitë e egra ikën e morën arratinë. Meqë bariu i qortoi për mosmirënjohje, pasi e braktisën, edhe pse ai ishte përkujdesur për to më shumë se për të vetat, ato u kthyen dhe i thanë: – Pikërisht kësaj gjëje i druhemi, se kur përkujdesesh më tepër për ne që erdhëm dje sesa për të tuat, është e qartë se, po të vijnë të tjera më vonë, do të kujdesesh më shumë për ato sesa për ne.

Fabula tregon se nuk duhet të bëjmë miq ata që vijnë e na bëjnë miq, duke harruar miqtë e vjetër, me të cilët na lidh një miqësi e gjatë, për të parapëlqyer miqtë e sapozënë.

MAÇOKU DHE PULAT

Një maçok, kur mori vesh se në një haur ishin sëmurë disa pula, mori vegla të ngjashme me ato të mjekut dhe mbërriti aty. Kur u gjend para derës së haurit, i pyeti se si ishin. – Mirë, – i thanë ato, – por vetëm me kusht që ti të largohesh prej këtej.

Mësim që edhe te njerëzit dinakët nuk mund t’jua hedhin të diturve edhe kur hiqen si të mirë.

EZOPI NË FLOTËN DETARE

Njëherë, kur fabulist Ezopi nuk kishte punë, shkoi në një flotë detare. Meqë marinarët e tallën dhe e ngacmuan t’u thoshte diçka, ai u tha: – Në kohën e lashtë, kur kishte vetëm kaos dhe ujë dhe Zeusi donte t’i tregonte cilësitë e tokës, e nxiti Tokën të thithte tri herë detin. Ajo së pari zbuloi malet, pastaj, me një thithje të dytë, shpërfaqi fushat. E po qe se do ta thithte ujin për herë të tretë, atëherë do ta bënte krejt të pavlefshme mjeshtërinë tuaj.

Fabula tregon, se ata që fyejnë më të mençurit se vetja, e vetmja gjë që fitojnë është të dëgjojnë prej tyre thumba therës.

DHELPRA DHE CJAPI

Një dhelpër ra në një pus dhe u detyrua të rrinte aty, pasi nuk gjeti rrugë për të dalë. Një cjap i ndezur për ujë shkoi po tek ai pus dhe, sapo e pa, e pyeti nëse ishte i mirë uji apo jo. Ajo, e gëzuar nga takimi fatlum, filloi ta lëvdonte ujin dhe ta grishte që të zbriste edhe ai, duke shtuar se uji ishte krejt i veçantë. Duke menduar se do të dilte së bashku me dhelprën, sapo ta shuante etjen, cjapi zbriti në pus. Atëherë dhelpra i tha se kishte menduar diçka në të mirë të shpëtimit të të dyve: – Po qe se mund të vësh këmbët e para në mur e të përkulësh pakëz brirët, do të mund të ngjitem mbi kurrizin tënd e pastaj do të të tërheq edhe ty. Pasi dhelpra ia shpjegoi edhe një herë planin e saj, cjapi pranoi me gjithë dëshirë, kështu që ajo u kacavjerrë mbi vithet dhe kurrizin e cjapit, mandej mbi brirë dhe u gjend jashtë. Por cjapi nisi ta qortonte për prishjen e marrëveshjes. Atëherë dhelpra u kthye dhe i tha: – Në qoftë se do të kishe aq mend sa qime ke në mjekër, nuk do të zbrisje pa menduar më parë daljen.

Fabula tregon se njerëzit e urtë duhet të men­dojnë më parë zgjidhjen, mandej të ndërmarrin veprime.

Përktheu: Iliaz Bobaj për N. Sh. “Armagedoni”.

admin admin

Recent Posts

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

    Shumë kohë para se të zbresin, mushkonjat lexojnë sinjalet e trupit tonë nga…

4 hours ago

Efektet që nuk i dimë se na sjell shalqiri

    Shalqini është një nga frutat më të preferuara gjatë verës, jo vetëm për…

4 hours ago

Si të humbisni peshën e barkut

    Ndër problemet më të mëdha sa i përket peshës tek njerëzit ndër vite…

4 hours ago

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

    Nuk ha kurrë fruta sepse kanë shumë sheqer! E dëgjon shpesh këtë frazë…

4 hours ago

Këto ushqime ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur

      Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak…

2 days ago

A keni probleme me tretjen? Ky ushqim mund t’ju ndihmojë

  Udhëzime të reja për lehtësimin e kapsllëkut nxjerrin në pah disa ushqime, ndër të…

2 days ago