<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Forumi Bizantin në Durrës lidh antikitetin e vonë me mesjetën

Gërmimet arkeologjike që po bëhen te Forumi Bizantin në Durrës, kanë nxjerrë në pah elemente të reja në lidhje me funksionin e këtij monumenti gjatë periudhës së antikitetit të vonë dhe mesjetës.

Arkeologia Brikena Shkodra, e cila drejton ekspeditën, ka thënë për mediet shqiptare se qëllimi i tyre, qysh në fillim të gërmimeve ka qenë identifikimi i funksionit të këtij monumenti deri në shekullin XIV dhe XV dhe tashmë kanë zbuluar se shtresa e monumentit ruhet e pagërmuar dhe pas shekullit VI kanë ekzistuar dy nivele përdorimi.

“Sërish këtë vit fokusohemi në mbledhjen e informacioneve të mëtejshme për ta njohur historinë e funksionimit dhe transformimit të forumit rrethor. Është struktura më e rëndësishme e qytetit gjatë antikitetit të vonë, sepse është qendra publike e qytetit në këtë moment historik (shekulli VI)”, ka thënë arkeologia Shkodra, raporton “Balkanweb”.

Kjo është ekspedita e katërt arkeologjike e viteve të fundit. Gjatë këtyre ditëve, arkeologët kanë zbuluar disa skelete njerëzish, për të cilat Shkodra ka thënë se janë me rëndësi për t’i përditësuar të dhënat ekzistuese rreth varrezës mesjetare të qytetit.

“Jemi pothuajse 70 centimetra nën nivelin aktual të përdorimit të qytetit dhe kemi hasur në gjurmët e varrezës. Bëhet fjalë për një varrezë të periudhës mesjetare. Nuk e përcaktojmë dot saktësisht momentin kronologjik se kur në mesjetë, por është një e dhënë shumë e rëndësishme, sepse dokumentimin e periudhës së varrezës mesjetare të qytetit e kemi me të dhëna tepër sporadike”, ka thënë Shkodra.

Forumi Bizantin është monument në formë kolonade, i pambuluar dhe ka qenë një hapësirë ku organizoheshin aktivitete sociale, kulturore dhe politike. Këto janë të dhëna të siguruara nga burimet historike, ndërkohë që ekspeditat arkeologjike që janë zhvilluar në këtë vend kanë zbuluar se në periudha të ndryshme historike kanë ekzistuar edhe taverna që shërbehej ushqim si dhe punishte për prodhimin dhe tregtimin e enëve të qelqit. Kjo ekspeditë që po kryhet është e katërta në harkun e dy vjetëve të fundit. Gërmimet po kryhen në kuadër të projektit ‘Dyrraciumi në antikitetin e vonë”, i cili realizohet nga Instituti i Arkeologjisë i Shqipërisë me mbështetjen financiare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Sipas shënimeve, Forumi bizantin si shesh tregu ka qenë qendër bizantine e qytetit të vjetër, Dyrrah. Zinte pozicion qendror në raport me ndërtimet e mëdha publike e fetare të periudhës bizantine. Është ndërtuar gjatë kohës së perandorit romak Anastas, në fund të shekullit VI (481-518). Në qendër ndodhet një podium dhe një pus, mbi një shtrojë pllakash mermeri që mbulojnë dyshemenë, deri pranë kolonadës me një perimetër 40 metra.

admin admin

Recent Posts

Pse gomat janë në rrezik gjatë verës?

  Temperaturat e larta gjatë verës nuk janë të rrezikshme vetëm për njerëzit, por edhe…

6 hours ago

Si ndikon klori i pishinave në trupin tuaj

  Klori është një dezinfektues kimik i shtuar në pishina për të vrarë mikrobet. Në…

6 hours ago

Dhimbjet e shpeshta në këmbë mund të jenë shenjë e kësaj sëmundjeje, reagoni në kohë

  Ngërçet në këmbë janë një dukuri e zakonshme dhe më shpesh ndodhin pas sforcimeve…

7 hours ago

Goditja nga nxehtësia: Simptoma kërcënuese për jetën që nuk duhet t’i injoroni

  Goditja nga nxehtësia është një gjendje serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën, e cila…

7 hours ago

Shkenca ka përcaktuar se çfarë i tërheq në të vërtetë mushkonjat – grupi i gjakut nuk ka rëndësi

    A keni pasur ndonjëherë ndjesinë se mushkonjat po ju pickojnë ndërsa i injoroni…

7 hours ago

Himni që nuk këndohet: Pse i Kosovës, i Bosnjës dhe i Spanjës nuk ka tekst?

  Kur këndohet himni i Bosnje e Hercegovinës, lojtarët shpesh qëndrojnë në heshtje, jo në…

8 hours ago