Categories: KËSHILLAShëndet

Doktorët përmendin tri nga arsyet për rritjen e rasteve me kancer të gjirit

Kohët e fundit janë raportuar rritje të rasteve me kancer të gjirit edhe te moshat më të reja. Doktorët kanë cekur tri arsye pse mund të ketë ndodhur kjo gjë, përfshirë edhe disa këshilla për ta ulur rrezikun.

Shkencëtarët kanë vënë re që në kohën e fundit cikli menstrual po fillon në moshë shumë të hershme te vajzat e po ashtu gratë po mundohen ta shtyjnë lindjen e bebes së parë, pra kjo do të thotë së do të ndodhin më shume cikle menstruale, përmes së cilave lirohet më shumë estrogjen, gjë që potencialisht mund të përbëjë rrezik, shkruan  CBSNews.

Doktori Jon LaPook ka thënë se një tjetër faktorë rreziku është pesha e tepërt.

“Është një enzime që quhet dhjami ‘aromatase’ i cili shndërron testosteronin në estrogjen, prandaj kjo është një tjetër arsye pse rritet sasi e estrogjenit në trup”, ka thënë doktori.

Doktoresha Rebecca Siegel ka thënë se arsyeja tjetër është konsumimi i alkoolit.

Në mënyrë që të përmirësohet gjendja dhe rastet me kancer të gjirit te moshat e reja të ulen, American Cancer Society ka bërë një studim më herët gjatë këtij viti, i cili ka pasur për qëllim t’i përfshijë 100 mijë gra me ngjyrë në SHBA, të cilat janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje.

Raporti i fundit që u nxor nga ky studim pati disa lajme të mira.

“Përgjatë 33 vjetëve të fundit, shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit ka rënë për 44 për qind. Kjo do të thotë se janë parandaluar më shumë së 500 mijë vdekje”, ka thënë LaPook.

American Cancer Society i inkurajon gratë që të bëjnë kontrolle të shpeshta, pasi që nëse kanceri zbulohet në fazat e hershme ka mundësi të trajtohet dhe të parandalohet vdekja.

“Gratë e sotme kanë më pak gjasë të vdesin nga kanceri gjirit, por shifrat alarmuese te diagnostikimeve mbeten”, ka thënë doktori William Dawut, i cili ka shtuar se qeveritë e vendeve të ndryshme të botës duhet të bëjnë më shumë plane në mënyre që gratë të kenë më shumë qasje në kontrolle dhe trajtime adekuate e në kohë.

admin admin

Recent Posts

Shkencëtarët shohin prova të evolucionit në kohë reale

Evolucioni shpesh konsiderohet një proces i ngadaltë, duke kërkuar breza të tërë për të formuar speciet përmes ndryshimeve graduale.…

15 mins ago

Çfarë fshihet midis bërthamës dhe pjesës së jashtme të Hënës?

Thellë nën koren e Tokës, shkëmbi i shkrirë ngrihet dhe nxit lëvizjen e pllakave tektonike…

37 mins ago

Shkenca fshin çdo dyshim, edhe delfinët qeshin!

Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të…

1 hour ago

Niset anija kozmike drejt asteroidit që mund të rrezikonte njerëzimin

Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e…

2 hours ago

Mënyra e duhur për ta zgjedhur parfumin

Zgjedhja e një parfumi është një proces shumë personal. Caterina Catalani, drejtoreshë e Floris London,…

3 hours ago

Përfitimet shëndetësore që ofrojnë gjethet e mentës

Gjethet e mentës kanë vite që vlerësohen nga njerëzit për shijen unike që ofrojnë, por…

3 hours ago