Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të kuptuar kur argëtohen e luajnë, por tanimë e konfirmon dhe shkenca.
Nuk jemi ne që u japim dhe u “veshim” sjellje tipike humane, por delfinët vërtet buzëqeshin, me entuziazëm madje. Qëllimi i kësaj sjelljeje është të krijojnë siguri tek njerëzit përreth që nuk kanë qëllime agresive e të komunikojnë dëshirën e tyre për të luajtur.
Delfinët, nuk janë të vetmit në mbretërinë e kafshëve që shprehin gëzim me anë të buzëqeshjes, por edhe qentë e majmunët.
Studimi ka analizuar mbi 80 orë delfinët dhe autorët kanë arritur në konkluzionin mbi interpretimin e ekspresionit të fytyrës si shenjë paqeje e qetësie. Pra goja e hapur dhe sytë me shkëqim është një instrument komunikimi. Madje është dalluar që këtë shprehi gëzimi e transmetojnë vetëm kur janë në shoqërinë e delfinëve të tjerë apo edhe njeriut, dhe jo kur janë vetëm, pavarësisht lojërave.
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…