Categories: KURIOZITETE

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

 

Finlanda sapo është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Raporti i Lumturisë Botërore, i lançuar në vitin 2012 për të promovuar qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB). Të pyeturve iu kërkua të vlerësonin jetën e tyre në një shkallë nga një deri në dhjetë.

Ndërsa vendet skandinave si zakonisht zinin vendet e para, si Amerika ashtu edhe Gjermania ranë nga 20 vendet e para. Afganistani i goditur nga lufta dhe revolucionet mbante vendin e fundit në renditjen e 143 vendeve, me një rezultat prej vetëm 1.7 krahasuar me Finlandën 7.7 dhe Danimarkën 7.6.

 

Barazia gjinore, besimi në institucionet kombëtare dhe bashkatdhetarët dhe korrupsioni i ulët janë të gjithë faktorë të rëndësishëm në lumturinë e finlandezëve, thotë Kai Sauer, ambasadori i Finlandës në Gjermani. Në vitin 1906 Finlanda u bë vendi i parë në botë që u dha grave të drejtën e plotë për të votuar dhe për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare. Kur vitin e kaluar një reporter për Reader’s Digest, pretendoi se humbi 12 kuleta me para dhe informacione kontakti në 16 qytete në mbarë botën për të testuar ndershmërinë e qytetarëve, Helsinki, kryeqyteti finlandez, doli të ishte më i sinqerti: 11 nga 12 kuletat iu kthyen. Dhe sipas indeksit të fundit vjetor nga Transparency International, një organizatë me bazë në Berlin, Finlanda është vendi i dytë më pak i korruptuar në botë, pas Danimarkës.

 

Arsimi i shkëlqyer falas, kujdesi shëndetësor universal dhe politikat miqësore ndaj familjes luajnë një rol të rëndësishëm për t’i bërë finlandezët të kënaqur me jetën e tyre. Sistemi arsimor i Finlandës renditet i teti në mesin e vendeve më të arsimuara në botë sipas Rishikimit të Popullsisë Botërore të OKB-së.

Shërbimet shëndetësore nuk janë falas, por janë të përballueshme. Megjithatë, disa argumentojnë se arsyeja e vërtetë është se finlandezët i largojnë mendimet e tyre negative. Finlanda ka afërsisht 3.5 milionë sauna, më shumë se një për dy finlandez. Të gjitha ndërtesat qeveritare kanë sauna. Një ekspozitë në Berlin e quajtur “Die Sauna. Echt heiss. Echt finnisch”, sponsorizuar nga ambasada finlandeze, po feston kulturën e saunës me foto, video dhe … një sauna. Është një sukses i madh. Të gjitha seancat e mbetura janë të rezervuara. / the economist – bota.al

admin admin

Recent Posts

Dy shqiptarë marrin urimet nga një oficer serb për vrasjën e një udhëheqesi të njohur shqiptar Ahmet Syla i njohur ndryshe si Ahmet Shtimja

Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kosovën juglindore, në rajoni e Nerodimës në vitin 1923.…

31 minutes ago

Tradita të veçanta të vitit të ri nga bota

Në prag të Vitit të Ri, çdo kulturë në botë ka mënyrat e veta unike…

1 day ago

Skënderbeu, e vërteta e eshtrave të tij/ Përse mendohet se është varrosur në Zadrimë

Doktoresh Nusha Zhuba është kërkuese në Arkivat e Vatikanit, duke bërë zbulime të shumta herë…

3 days ago

Isa Boletini kur priti gazetarin italian

Një gazetar italian rrëfen takimin me heroin e Kosovës. Në një shkrim të botuar, në…

3 days ago

7 Zakone të Thjeshta Që Mund të Përmirësojnë Jetën Tënde Që Sot

  Në një botë ku rutina e përditshme shpesh duket e vrullshme dhe stresuese, disa…

3 days ago