<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Cili është virusi që po prek gratë shtatzëna

 

 

Udhëtarët në Amerikën Latine janë këshilluar të jenë “vigjilentë” pasi u zbuluan 19 raste të virusit Oropouche tek turistët që ktheheshin në Evropë.

Spanja, Italia dhe Gjermania kanë raportuar infeksione në një numër pacientësh që kohët e fundit kanë udhëtuar në Kubë dhe Brazil, ku shpërthimet e virusit kanë ndezur alarmin midis ministrive të shëndetësisë.

Në qershor dhe korrik, gjithsej 15 infeksione të importuara u raportuan në Spanjë, pesë në Itali dhe dy në Gjermani, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

ECDC ka paralajmëruar për një kërcënim të moderuar për udhëtarët që vizitojnë Brazilin, Bolivinë, Kolumbinë, Perunë dhe Kubën, ku virusi Oropouche (Orov) po përhapet aktualisht. Ata shtuan se të dhënat e fundit tregojnë se virusi mund të shkaktojë lindje të vdekura dhe defekte të lindjes.

“Ndikimi i infeksionit Orov tek gratë shtatzëna, fetuset dhe të porsalindurit mund të jetë më i madh se sa në popullatën e përgjithshme,” thanë ata.

Deri më tani, shumica e rasteve janë raportuar në Brazil, por virusi është zbuluar edhe në Bolivi, Kolumbi dhe Peru.

Ministria e Shëndetësisë e Kubës raportoi për herë të parë raste të virusit Oropouche më 27 maj. Që atëherë, gjithsej 74 raste janë konfirmuar – shumica prej tyre në provincat e Santiago de Kuba dhe Songo La Maya.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, gjithsej 7,286 raste të Orov janë regjistruar në 21 rrethe federale braziliane që nga 28 korriku, që është disa herë më shumë se numri i infeksioneve të regjistruara gjatë gjithë vitit 2023.

Dr. Danny Altmann, profesor i imunologjisë në Imperial College London, paralajmëroi për një “nevoje reale për vigjilencë” duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të virusit.

“Oropouche po përhapet në Amerikë këtë verë – kështu që është një shqetësim për njerëzit atje dhe për turistët,” tha ai.

Oropouche është pjesë e familjes së arboviruseve që përfshin virusin Zika dhe virusin Dengue. Zakonisht gjendet në pyjet tropikale të Amazonës dhe përhapet kryesisht nga pickimi i mizave të zeza.

Pacientët zakonisht zhvillojnë ethe tre deri në tetë ditë pas infektimit. Simptomat e zakonshme përfshijnë skuqje, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve ose kyçeve. Disa mund të përjetojnë gjithashtu simptoma gastrointestinale dhe ndjeshmëri ndaj dritës.

ECDC ka rekomanduar testimin laboratorik për Oropouche kur testet e tjera për sëmundje të tilla si Dengoja, Chikungunya ose Zika janë negative.

Në fund të muajit të kaluar, Brazili raportoi vdekjet e para nga virusi pasi dy gra në të 20-at vdiqën nga sëmundja në shtetin verilindor të Bahias.

Në një jehonë të shpërthimit të virusit Zika që përfshiu kontinentin në vitin 2015, virusi është lidhur me lindjet e vdekura dhe defektet e lindjes.

Ministria e shëndetësisë e Brazilit raportoi në fillim të këtij muaji se tetë raste të transmetimit të drejtpërdrejtë nga nëna te fetusi ishin nën hetim, katër në Pernambuco, një në Bahia dhe tre në Acre.

Dr. Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, tha se ai do të këshillonte “kundër udhëtimeve jo thelbësore në zonat e infektuara për gratë shtatzëna”.

Ai shtoi se është “pothuajse i sigurt” se ka më shumë infeksione në Evropë sesa raportohen aktualisht.

Profesor Altmann shprehu shqetësimin se Oropouche një ditë mund të përhapet në Evropën Jugore dhe Amerikën e Veriut, duke pasur parasysh se “vektorët që bartin virusin po lulëzojnë në një zonë të zgjeruar gjeografike për shkak të ngrohjes globale”, transmeton Telegrafi. /

admin admin

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

12 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

14 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

15 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

3 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

3 days ago