Categories: SHKENCË/TECH

Tesla zbulon një mënyrë më të lehtë për t’i karikuar automjetet

Gjiganti amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, duket e vendosur të prezantojë një formë tjetër karikimi me valë, sipas një patente të paraqitur së fundmi.

Bëhet me dije se patenta për një karikues me valë u depozitua në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe u publikua javën e kaluar.

Teknologjia e karikimit me valë thuhet se do të mbështetet nga robotaksi i ardhshëm i Tesla-s, i cili mund të mbajë emrin Cybercab, përcjell Telegrafi.

Tesla thotë se robotaksi, i caktuar për t’u zbuluar më 10 tetor, do të jetë automjeti i parë plotësisht autonom, i cili do të drejtojë vetë pasagjerët pa asnjë kontribut njerëzor në kontrollet e tij.

Një teknologji e tillë karikimi do të ishte e dobishme edhe për robotin, duke lejuar që ai të funksionojë me më pak kontribute njerëzore, pa pasur nevojë ta lidhë dikush manualisht për ta karikuar.

Ndërsa teknologjia ishte mbajtur e heshtur nga Tesla deri më tani, kompania bleu specialistin gjerman të karikimit të automjeteve me valë Wiferion në gusht të vitit të kaluar për 76 milionë dollarë amerikanë përpara se ta shiste atë vetëm disa muaj më vonë.

Ndryshe, Tesla nuk është i vetmi prodhues i veturave që ka investuar në karikimin e automjeteve me valë.

Dega luksoze e Hyundai, Genesis, kishte arritur deri në hapjen e infrastrukturës së karikimit me valë në të gjithë Korenë e Jugut përpara se të raportohej anulimi i teknologjisë një vit më parë.

admin admin

Recent Posts

Sa kohë mund të pini çaj hithre?

Hithra është një bimë që vlerësohet prej shekujsh për vetitë e saj të shumta mjekësore.…

10 hours ago

Pse macet janë kafshët shtëpiake më të përshtatshme për shumë njerëz

Macet njihen për pavarësinë dhe praninë e tyre qetësuese, duke i bërë ato kafshë shtëpiake…

11 hours ago

Pse xhinset kanë një etiketë lëkure në anën e pasme? Pak njerëz e dinë se cili është qëllimi i saj i vërtetë

Një truk i zgjuar nga prodhuesi që ka të bëjë me çmimin Nëse i keni…

11 hours ago

Spiuni sovjetik që mashtroi edhe “nënën” e vet

Nga: Paul Henderson dhe David Gardner / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Ndjeu vështrimin e…

12 hours ago

Rrugët e imigracionit, rasti i migrimeve nga Arbëria në Raguzë gjatë shekujve XIII-XV!

Jahja Drancolli Një studim imi në pritje për botim: Rrugët e imigracionit, rasti i migrimeve…

12 hours ago

Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

Në ditën e martesës, Rexha mbytet nga kali. Kjo është historia që njihet përmes “Këngës…

13 hours ago