<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pesë arsye pse metabolizmi juaj po ngadalësohet

Metabolizmi është një nga proceset trupore, roli i të cilit është kthimi i ushqimit në energji. Kjo ndihmon edhe me humbjen e peshës. Stili i përditshëm i jetesës mund të jetë arsyeja kryesore që ndikon në ritmin metabolik, duke e ngadalësuar humbjen e peshës. Ndonjëherë bëjmë gabime, pa e ditur se si mund të ndikojnë në trupin tonë, shkruan India.com.

Kualiteti i dobët i gjumit: Fjetja prej 7-8 orësh, është aspekt shumë i rëndësishëm i mënyrës së jetesës që shpesh nënvlerësohet dhe nuk i jepet përparësi. Kualiteti i dobët dhe orët e pakta të gjumit e ulin metabolizmin dhe i rrisin shanset për shtim të peshës. Prishja e cikleve të trupit ndikon në shëndet. Pushimi i pamjaftueshëm mund të çojë në shtim të peshës dhe metabolizëm të ngadaltë, duke e bërë më të vështirë djegien e kalorive në mënyrë efektive.

Shmangia e racioneve: Shmangia e njërit racion të ditës nuk duhet të jetë praktikë. Mund të jetë gjithashtu një nga arsyet që mund të çojë në metabolizëm më të ngadaltë, pasi trupi juaj fillon të ruajë energjinë. Vaktet e rregullta ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të energjisë dhe  mbështesin proceset metabolike.

Qëndrimi i gjatë ulur: Ky është shkaku kryesor i disa problemeve shëndetësore. “Bota e ngutjes” ku shumica prej nesh janë të mbërthyer në ekran dhe ngjitja në ulëset tona është shkaku kryesor i kolesterolit të lartë, shtimit në peshë dhe disa çështjeve të tjera. Mungesa e aktivitetit fizik mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj. Ushtrimet e rregullta, veçanërisht stërvitjet, ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulore, e cila djeg më shumë kalori. Përfshirja e lëvizjeve në rutinën tuaj të përditshme është thelbësore për shëndetin metabolik.

Nivelet e larta të stresit: Stresi kronik mund të çojë në nivele të larta të kolesterolit, çka mund të ndikojë në shtimin e peshës dhe metabolizmin e ngadalësuar. Gjetja e mënyrave të shëndetshme për ta menaxhuar stresin, siç është meditimi, joga dhe aktivitetet fizike, mund t’ju ndihmojë në ruajtje të funksionimit të metabolizmit.

Hidratimi i dobët: Dehidratimi mund të ndikojë negativisht në normën tuaj metabolike. Pirja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për funksione të ndryshme trupore, duke e përfshirë tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese. Qëndrimi i hidratuar mund të ndihmojë që metabolizmi juaj të funksionojë pa probleme.

Marrja e ulët e proteinave: Një dietë e pak proteina mund ta ngadalësojë metabolizmin tuaj, pasi proteinat kanë efekt termik më të lartë në krahasim me yndyrat dhe karbohidratet. Përfshirja e proteinave adekuate në vaktet tuaja mund të ndihmojë në rritjen e shpenzimeve të energjisë dhe ta mbështesë mirëmbajtjen e muskujve.

Të jesh i ndërgjegjshëm ndaj këtyre zakoneve është thelbësor për të pasur një metabolizëm të shëndetshëm. Duke bërë ndryshime të tilla si ngrënia e rregullt, fjetja e mjaftueshme, qëndrimi aktiv, menaxhimi i stresit, hidratimi dhe rritja e proteinave, ju mund ta mbështesni shëndetin tuaj metabolik dhe ta përmirësoni mirëqenien tuaj të përgjithshme.

admin admin

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

9 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

9 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

10 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

14 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

15 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

15 hours ago