<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kuriozitete të pabesueshme mbi Anglinë

Anglia është një nga vendet më të famshme dhe mbase shumë nga ne e kanë vizituar tashmë atë.

Një udhëtim në Angli do të ishte shumë interesant. Të paktën nëse nuk keni qenë asnjëherë. Ne sigurisht nuk do t’ju paraqesim një enciklopedi nëpërmjet këtij artikulli, por një listë me disa kuriozitete të thjeshta që i përkasin këtij vendi.

Angli, Britani e Madhe apo Mbretëria e Bashkuar?

Pavarësisht se ky vend përmendet thuajse nga të gjithë, shumë nuk e dinë ende kuptimin e ndryshimit mes këtyre emërtimeve! Anglia është një shtet që kryeqytet ka Londrën, ndërsa flamuri dallohet për nga sfondi i bardhë me një kryq të kuq në mes. Ndërsa flamuri që jemi mësuar të shohim shpesh me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu është ai i Mbretërisë së Bashkuar, që është një konfederatë e katër shteteve, Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut. Ndërkohë me Britaninë e Madhe kuptohet një ishull, ai i ndarë në Angli, Skoci, Uells, por pa Irlandën e Veriut, që është në një ishull tjetër (ishulli i Irlandës, padyshim).

Pjesa më e madhe e territorit është pronësi e mbretit

Të gjithë e njohim mbretëreshën Elisabet, tashmë prej vitesh monarke e Anglisë, por edhe e shteteve të tjera rreth e rrotull në botë. Ajo që është interesante në këtë mes, ka të bëjë me faktin se, gjithçka që është e shtetit është edhe e saja, ndërsa ka të drejtën të bëjë çdo gjë. Por nuk e bëri, sepse ishte një zonjë! Pas vdekjes së saj çdo gjë i mbetet mbretit Charles!

Anglezët nuk i përdorin thuajse fare makinat

Sipas një statistike shumë interesante, makinat në Angli qëndrojnë të parkuara mesatarisht në 96% të kohës. Pra, pronarët i përdorin ato shumë pak: kjo është meritë e transporteve publike që funksionojnë shumë mirë ose e taksive që kushtojnë vërtet shumë pak apo prej faktit tjetër që anglezët e kanë kuptuar se ajri i ndotur i bën keq shëndetit të tyre dhe ambientit përreth, por me siguri bëhet fjalë për një rezultat shumë të madh.

Elisabeta II, mbretëresha më jetëgjatë e historisë

Jo të gjithë e dinë se, për momentin, mbretëresha Elisabetta II është mbretëresha më jetëgjatë e historisë së Anglisë, që më 9 shtator 2015 kaloi edhe rekordin e mbretëreshës Viktoria. Dhe të mendosh se historia mbretërore angleze është më e gjata sesa ajo e disa shteteve të tjera: historia mbretërore angleze i ka fillesat e saj që nga viti 1300, pra rreth 700 vjet. Një rekord vërtet i rëndësishëm! Për më tepër: mbretëresha është e martuar me një burrë, i cili jeton ende, por që nuk është mbret!

Ditët e Pavarësisë!

Anglia feston dy ditë pavarësie. Mund t’ju duket e pamundur, sepse në shumë vende ekziston Dita e Pavarësisë, një festë kombëtare ku festohet për pavarësinë e shtetit, ku në të kaluarën ka qenë i pushtuar nga të huaj. Dihet që pjesa më e madhe e festave të pavarësisë në botë ose rreth 58 vende, festojnë pikërisht çlirimin nga Anglia. Nuk ka qenë një vend i dashur përgjatë historisë …

30% e popullsisë londineze nuk ka lindur në Londër

/dita

admin admin

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

13 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

13 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

13 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

18 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

19 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

19 hours ago