<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Kundër reumatizmës, si të përgatisni dhe përdorni pluhurin e trëndafilit të egër

Në Shqipëri, rastet e pacientëve që vuajnë nga reumatizma janë në rritje duke prekur edhe moshat nën 30-vjeç. Shkak është stili i keq jetesës dhe kequshqyerja.

Reumatizma është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e kyçeve të trupit, të cilat në çdo lëvizje të trupit shkaktojnë dhimbje. Mjekët deklarojnë se një regjim i dobët ushqimor dhe mungesa e aktivitetit fizik janë dy faktorët kryesorë që sjellin problemet me kyçet.

Shumë studime të mirënjohura mjekësore, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë dalë në përfundimin se përdorimi i trëndafilit të egër në formën e pluhurit apo pudrës redukton në 90 % rastet e dhimbjeve nga reumatizma.

Trëndafili i Egër konsiderohet si një nga bimët medicinale më të mira përsa i përket lehtësimit të dhimbjeve të Reumatizmës duke ndikuar në shëndetin e kockave dhe forcimin e tyre.

Pluhuri i trëndafilit të egër, përgatitja dhe doza ditore

Pluhurin e trëndafilit të egër mund ta gjeni në farmaci si suplement, në dyqanet organike por mund ta përgatisni edhe vet. Mjafton që të keni një sasi të konsiderueshme trëndafilash të egër, të cilët duhet të jenë të thatë.

Shtypini ato fort në një havan guri (enë e posaçme guri për të bluar erëza)dhe më pas kalojini në një sitë kuzhine për të përftuar pluhurin.

Sipas të dhënave, doza ditore e rekomanduar për përdorimin e pluhurit të trëndafilit të egër është 5 gramë në ditë.

Rekomandohet që të përdoret për 1 deri në 3 muaj dhe mund ta konsumoni të shkrirë në një gotë me pak ujë ose direkt duke e gëlltitur.

Megjithatë përdorimi i trëndafilit të egër pluhur për reumatizmën si dhe doza e tij nuk duhet marrë pa u konsultuar më parë me mjekun.

Çfarë tregojnë studimet?

Nga një eksperiment i zhvilluar në Britaninë e Madhe nga Institutit Për Kërkimet Shkencore ndaj Sëmundjeve Reumatizmale, ka rezultuar se pacientët me osteoporozë, tre javë pas përdorimit të suplementeve me trëndafil të egër patën një përmirësim të dukshëm në reduktimin e inflamacionit të kyçeve dhe dhimbjeve të tyre.

Bazuar në këto rezultate, ekspertët rekomanduan përdorimin e suplementeve të trëndafilit të egër pluhur për pacientët që vuajnë nga artriti për një periudhë 1 deri 3 mujore.

admin admin

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

16 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

22 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

22 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

22 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago