<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Më shumë se 100 vjet i zhytur në thellësinë e oqeanit, ja si po tjetërsohet Titaniku

Një ekspeditë e re ka zbuluar efektet e prishjes së ngadaltë të Titanikut. Pjesa më e madhe e kangjellave e kanë humbur strukturën e tyre fillestare, kurse parmaku i “përjetësuar” nga Jack dhe Rose duket sikur s’është më i njëjti.

Ekspedita e kësaj vere RMS Titanic Inc u zhvillua përgjatë Korrikut dhe Gushtit. Dy automjete të drejtuara nga distanca (ROV) kapën më shumë se dy milionë imazhe dhe 24 orë pamje me definicion të lartë të të dy rrënojave, të cilat u ndanë. Imazhet e anijes legjendare janë kapur nga robotë zhytës nënujorë.

Për më shumë se 100 vjet në valët e thella të oqeanit, Titaniku po “ndryshon”, krahasuar me fotot e mëparshme.

“Harku i Titanikut është tashmë thjesht ikonik. Është vetëm një kujtim tjetër u përkeqësimit që po ndodh çdo ditë. Njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës: ‘Edhe për sa kohë do të jetë Titianiku atje?’ Ne nuk e dimë, por po e shikojmë ndryshimin e tij në kohë reale,” është shprehur drejtoresha e koleksioneve në RMS Titanic Inc, Tomasina Ray.

Ekipi beson se pjesa e kangjellave e cila është rreth 4.5 metra e gjatë mund të jetë prishur përgjatë këtyre dy viteve të fundit. Por nuk është vetëm ky hark i cili po shkatërrohet, nga imazhet është zbuluar se edhe  një pjesë tjetër e anijes prej rreth 3800 metra “po humbet” në valët e ujit.

Struktura metalike e anijes po shkatërrohet nga uji dhe mikrobet, duke krijuar stalaktite ndryshku të quajtura sipas ekspertëve “rusticles”.

Kjo nuk është ekspedita e vetme që po zbulon se pjesë të Titanikut po zhduket. Një ekspeditë tjetër në vitin 2019 e vuri re po ashtu këtë fenomen. Zhytjet e udhëhequra nga eksploruesi Victor Vescovo treguan se ana e djathtë e dhomës së oficerëve po shembej.

Kompania tani është duke shqyrtuar me kujdes pamjet për të kataloguar gjetjet dhe më pas do të krijojnë një skanim digjital 3D shumë të detajuar të të gjithë vendit. Sipas informacioneve nga mediat e huaja imazhe të tjera do të bëhen publike nga ekipi gjatë muajve që do të vijnë.

Ndërkaq RMS Titanic Inc është e vetmja kompani e lejuar e cila ka të drejtat e shpëtimit të Titanikut dhe është e lejuar ligjërisht që të heqë apo “shpëtojë” sende nga vendi i mbytjes.

Anija u mbyt në Prill të vitit 1912 pasi goditi një ajsberg, duke rezultuar në humbjen e 1500 jetëve./tvklan.al

admin admin

Recent Posts

“Xhemijeti” në 100 vjet, si pararendëse e LDK-së së Ibrahim Rugovës

Për Ferat Dragën është ditur që ka qenë deputet në Parlamentin e mbretërisë serbo-kroatesllovene, që…

5 hours ago

Kur palca e kockave prodhon shumë trombocite: Trombocitemia esenciale dhe mpiksjet e gjakut

Niveli i rritur i trombociteve, përveç formimit të mpiksjeve të gjakut, mund të shkaktojë edhe…

6 hours ago

Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

Nga Hilë Lushaku Aziz Vrioni u lind më 1859, në Berat, ku mori edhe mësimet…

8 hours ago

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

2 days ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

2 days ago