Categories: KËSHILLAShëndet

Llojet e ushqimeve që treten shpejt dhe japin menjëherë energji

Karbohidratet që treten shpejt janë efektive pas një stërvitje sepse ndihmojnë në rifitimin e energjive.

Të njohura edhe si karbohidrate me indeks të lartë glicemik (GI), karbohidratet me tretje të shpejtë janë në disa forma, të cilat përfshijnë ushqimet natyrale, të plota dhe ushqimet e përpunuara ose të paketuara.

Këto lloje ushqimesh veprojnë duke rritur sheqerin në gjak shumë shpejt dhe kjo është arsyeja pse ato ju japin një rritje të tillë energjie.

Drithërat

Buka e bardhë dhe orizi i bardhë janë të dyja burime të mira të karbohidrateve që treten shpejt dhe japin një rritje të shpejtë të energjisë.

Perimet

Frutat dhe disa lloje perimesh përmbajnë karbohidrate që treten shpejt.

Ndër frutat më të mira me indeks të lartë glicemik janë bananet, rrushi, shalqiri, hurmat dhe pjeshkët.

Mollët, dardha dhe kumbullat e thata nuk janë zgjedhja e duhur nëse po kërkoni të rrisni shpejt nivelet e energjisë, pasi ato treten me ngadalë.

Perimet me indeks të lartë glicemik janë bizelet, majdanozi, patatet e bardha dhe patatet e ëmbla.

Drithërat e mëngjesit

Shumë prej drithërave përmbajnë karbohidrate që treten shpejt dhe këto janë një burim i shpejtë energjie.

Nëse shtoni lëng frutash ose qumësht në to, do të merrni edhe më shumë karbohidrate në vaktin tuaj.

Ushqimet e shpejta

Karamelet, çokollatat, patatinat, biskotat, ëmbëlsira të ndryshme, akullorja janë shumë të larta në karbohidrate që treten shpejt dhe japin menjëherë energji.

Edhe pse ato janë një burim i shpejtë dhe i lehtë i karbohidrateve me GI të lartë, ato nuk kanë shumë fibra ose lëndë ushqyese të tjera.

Kur konsumohen me sasi të mëdha, trupi nuk i përdor për energji por i ruan si yndyrë.

Kjo është një nga arsyet pse këto ushqime kontribuojnë në shtim të peshës, prandaj duhet t’i konsumoni me masë.

Suplementet me karbohidrate që kanë veprim të shpejtë

Karbohidratet që treten shpejt duhet të konsumohen menjëherë pas stërvitjes për të ndihmuar muskujt të rimarrin energjinë e humbur.

Pijet sportive janë një mënyrë e përshtatshme për këtë, pasi ofrojnë karbohidrate që treten më shpejt se sa ushqimet.

admin admin

Recent Posts

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

  Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë…

21 hours ago

Platforma prestigjioze rendit Shqipërinë si vendin që duhet vizituar në vitin 2025!

  Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025,…

21 hours ago

Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

  Harta e vitit 476 ,sikur që shihet aty në vendin ku edhe kam nënvizuar…

3 days ago

Tronditëse! Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

  Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së…

4 days ago

Studimet e fundit gjenetike sugjerojnë se popullsia shqiptare është një nga popullsitë më të vjetra dhe më homogjene në Ballkan

  Këto gjetje bazohen në analizat e lashta të ADN-së, të cilat tregojnë se shqiptarët…

4 days ago

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

  Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në…

5 days ago