Bilal Rukia, nga Gusmari i Tepelenës, foto rreth 1910.
I vrarë pabesisht nga andartët grekë gjatë periudhës kur po punohej për hapjen e shkollave shqipe, përfundoi edhe Bilal Rukia, i cili shkonte shpesh në Manastir, Manastiri i alfabetit shqip për të ushqyer e mbajtur shkollat shqipe me abetare dhe me lajme patriotike. Lajme nga patriotët përtej detit ky misionar i gjuhës shqipes, i cili mbante me vete abetaret e shtypura në Bukuresht apo tjetërkund dhe ushqente frymë atdhedashuri te fëmijët e rinia shqiptare e maleve të Kurveleshit.
Bilal Rukia, ka qënë pjesmarrës në kongresin e Manastirit ku I ishte i përkushtuar shpirtërisht për shpërndarjen e gazetave e shkrimeve shqip në Spile e Himarë, me qëllimin e mirë që lajmet e ardhura përtej detit, prej patriotëve rilindas në kolonitë shqiptare të Bukureshtit, Sofjes, Stambollit, Argjentinës, Amerikës e gjetkë, t’i merrnin e lexonin edhe shqiptarët brenda vendit, ku të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Gusmar, Lekdush, Progonat, Rexhin e Nivicë, ishin vatra të nxehta patriotizmi, pavarsisht se sot del ndonjë mohues i gjakut të të parëve dhe thotë se Progonati ka qenë grek për të përfitur ndonjë pension.
Bilali u vra në fushën e Vanovës, në lartësitë e Pilurit. Dora e andarëve grek ishte pas vrasjes si atentat ndaj gjuhës shqipe. Varr nuk ka. Ka vetëm kontribut e kujtesë në shpirtin e kombit për këtë hero i gjuhës shqipe.
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…