Ndërkohë që shumë njerëz janë të ngarkuar nga stresi i përditshmërisë, ankthi mund të jetë shqetësim për ta.
India.com ka shkruar disa mënyra për mënjanimin e ankthit:
Meditimi
Meditimi kontribuon në qetësim dhe mund të ndihmojë për kontrollimin reagimeve impulsive të pabalancuara që mund të bëjë trupi.
Frymëmarrja
Kurdo që dikush mund të ndjejë zemërim apo panik të cilat mund të shkaktojnë ankth, këshillohet që të marrë frymë thellë e ta lirojë ngadalë.
Praktikimi i shkrimit të ndjenjave në ndonjë ditar
Ankthi ndodh kur një person e ka të vështirë t’i shprehë ndjenjat e mendimet, prandaj shkrimi në ditar i këtyre mendimeve apo ndjenjave jep lehtësim.
Ushtrimet e rregullta
Qëndrimi në formë duke bërë ushtrime ndihmon kundër ankthit gjithashtu, pasi aktiviteti fizik rrit koncentrimin dhe vetëbesimin.
Terapia
Nëse dikush nuk ka mundësi ta tejkalojë vetë stresin e tepërt, këshillohet të shkojë të mjeku përkatës për terapi.
Mbështetja
Stresi i tepërt mund të mënjanohet duke krijuar rreth me mbështetës e inkurajues.
Natyra
Ecja e qëndrimi në natyrë konsiderohet të jenë ndër mënyrat më të mira për ta mënjanuar stresin.
Argumentet
Këshillohet që të evitohen situata ku mund të krijohen argumente stresuese, sepse këto situata mund të sjellin ankth dhe stres mendor.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…