<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Kina shpik një metodë e re për të ‘prodhuar’ ujë në Hënë

Një metodë e re për prodhimin e ujit në Hënë mbërrin nga Kina në funksion të misioneve të ardhshme njerëzore. Sipas shkenctarëve kinezë nga një ton regolit (përzierja e pluhurit dhe gurëve që përbëjnë tokën hënore) ju lejon të merren 50 kilogramë ujë, një sasi e mjaftueshme për të mbushur njëqind shishe gjysmë litri.

Studimi u publikua në revistën ”The Innovation” nga studiues nga Akademia Kineze e Shkencave të udhëhequr nga Wang Junqiang në Institutin e Teknologjisë dhe Inxhinierisë së Materialeve Ningbo.

Prania e përhapur e ujit në Hënë është demonstruar nga kërkime të ndryshme të kryera si pjesë e misioneve të ndryshme hapësinore, nga ato të programit Apollo të NASA-s (të kryera midis viteve 1960 dhe 1970) deri te misioni i fundit kinez Chang’E-5 i cili në dhjetor 2020 u kthye në Tokë duke sjellë gati dy kilogramë material hënor.

Megjithatë, përmbajtja e ujit në mineralet hënore është jashtëzakonisht e ulët, duke lëvizur midis 0.0001% dhe 0.02%. Për këtë arsye, mbetet e vështirë nxjerrja dhe përdorimi i ujit në vend në Hënë.

“Në studimin tonë ne përdorëm mostra të regolitit hënor të sjellë nga misioni Chang’E-5, duke u përpjekur të gjenim një mënyrë për të prodhuar ujë në Hënë”, thekson Wang.

Ndër mineralet kryesore hënore, ilmeniti është ai me përmbajtjen më të lartë të hidrogjenit, i cili, i mbartur nga era diellore, mbetet i ‘ngatërruar’ në strukturën e tij unike retikulare.

Këto zbulime mund të hapin një rrugë të re për shfrytëzimin e burimeve hënore për misionet e ardhshme njerëzore. Uji mund të përdoret për të pirë dhe ujitur të korrat, por jo vetëm kaq: nëpërmjet një procesi elektrokimik ai mund të zbërthehet në hidrogjen, për prodhimin e energjisë dhe oksigjen, thelbësor për frymëmarrjen.

admin admin

Recent Posts

Turshitë me konservues, a mund të dëmtojnë shëndetin? Ja çfarë duhet të dini

    Me ardhjen e vjeshtës, turshitë bëhen pjesë e tryezave të shumë familjeve. Por,…

18 hours ago

Të mirat që trupi merr nga molla

    Dihet se molla ndikon pozitivisht në mirëmbajtjen e shëndetit apo përmirësimin e tij.…

18 hours ago

Ku ndodhen gjurmët më të vjetra të këmbëve në botë?

    Pyetja se ku ndodhen gjurmët më të vjetra të njerëzimit varet nga mënyra…

23 hours ago

Ky buton në lavatriçen tuaj po ju “zbraz” portofolin, ulni faturat e energjisë elektrike dhe të ujit deri në 50 për qind me një zakon

    Në një kohë kur çdo artikull në faturën tuaj rritet pa paralajmërim, ideja…

24 hours ago

Bima që i mbijeton dimrit dhe thatësirës: Një herë e mbillni, e shijoni për dekada

    Helleborusi është shumëvjeçar, rezistent dhe kërkon pak mirëmbajtje, por nuk e pëlqen transplantimin…

24 hours ago

Shtriheni për të fjetur, por mendimet nuk ndalen? Këto 5 teknika mund ta qetësojnë mendjen para gjumit

    Skanimi i trupit, frymëmarrja, vizualizimi, mirënjohja dhe tokëzimi mund ta largojnë vëmendjen nga…

24 hours ago