<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Zbulimi mahnitës në Egjipt, gjendet observatori i lashtë astronomik

Një gërmadhë në Kafr El Sheikh është vendi ku dikur egjiptianët e lashtë vështronin yjet.

Më shumë se 2500 vite më parë, ndërtesa ishte observatori më i madh astronomik në Egjipt në shek. VI para Krishtit, pjesë e asaj që sot njihet si Tempulli i Faraonëve në qytetin e Butos.

Atje, astronomët e hershëm ndiqnin lëvizjet e diellit dhe yjeve që ishin thelbësore për jetën e egjiptianëve. Këta të fundit kanë qenë astronomët më të aftë në antikitet që kanë lënë gjurmë edhe sot.

Kalendari 365-ditor dhe dita 24-orëshe lindën në Egjiptin e lashtë. Egjiptianët përcaktuan yjësitë dhe kishin zodiakun e tyre, disa shenja të të cilit njihen edhe sot.

Objekti i ndërtuar me tulla balte mbulon një sipërfaqe 850 metra katrorë, në formë  L-je që mbështetet në shtylla. Hyrja sheh nga lindja. Brenda tij u gjetën artefakte të lidhura me studimin e qiellit.

Një në veçanti ishte një orë e madhe diellore që përmes hijes së diellit nga agimi në muzg mund të ndihmonte në përcaktimin e kohës.

Pesë dhoma më të vogla përdoreshin për të ruajtur mjetet e observatorit. Katër prej tyre ishin me  tulla balte dhe njëra me gurë, në të cilën mund të ketë qenë kulla. U gjet gjithashtu edhe një holl i madh, me tre mure të lyera me llaç të verdhë të pikturuar me murale. Në  mes të hollit qëndron një platformë guri ku janë gdhendur skena të agimit dhe perëndimit përgjatë tri stinëve.

Në artefakte përfshihen statujat e bronzta të Osirisit dhe Nemesit, një statujë terrakote e hyjnisë Bes dhe një graniti që daton në dinastinë e 26-të që drejtohej nga faraoni Wahibre Psamtik I. Artefakte të tjera janë mjete matëse, statuja, varëse, simbole qeramike, amfora dhe tavolina për kurbane.

Astronomia ishte tepër e rëndësishme për egjiptianët e lashtë. Ata i përdornin kalendarët për të shenjuar kohën, vendosur datat për ritualet politike dhe religjioze si festivalet dhe kurorëzimet.  Gjithashtu përmes tij mund të përcaktonin përmbytjet e Nilit dhe lundrimin./tvklan.al

admin admin

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

16 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

18 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

21 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago