Fajtor apo i pafajshëm? Jo vetëm në filma, por edhe në realitet mund të ndodhë që njerëz të pafajshëm të përfundojnë duke rrëfyer diçka që nuk e kanë bërë në të vërtetë. Sipas disa studimeve, kjo ndodh kryesisht për shkak se ata janë të shtyrë të mendojnë që e vërteta do të dalë në shesh dhe nuk ka arsye për t’u mërzitur. Megjithatë, ky mendim përfundon duke i dëmtuar, i bën ata më pak të motivuar për të mbrojtur veten dhe për këtë arsye më të ekspozuar ndaj rënies në grackat e marrjes në pyetje.
Kjo u verifikua nga një grup studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Ioëa-s, të cilët, në eksperiment, akuzuan disa studentë të universitetit se kishin ndihmuar një student tjetër gjatë kryerjes së një detyre individuale, për disa studentë ishte e vërtetë, për të tjerët jo. Rezultati ishte se pavarësisht se janë më pak të stresuar se fajtorët, 43% e të pafajshmëve kanë pranuar.
Është gjithashtu e qartë se ata që akuzohen në mënyrë të rreme përfundojnë duke rrëfyer për t’u çliruar nga presionet e marrjes në pyetje. Në një studim tjetër u zbulua se shumë të akuzuar për veprime imorale preferojnë të rrëfehen në vend që të shmangin një seri të gjatë pyetjesh, edhe nëse paralajmërohen se kjo do të përfshijë një takim me policinë.
Në thelb, rrëfimtarët e pafajshëm zgjedhin të shmangin pasojat e menjëhershme të pakëndshme dhe, të mbrojtur nga pafajësia e tyre, nënvlerësojnë pasojat afatgjata të një rrëfimi.
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…