<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Të vërtetat e astronautit dhe gdhendjeve të tjera të çuditshme në muret e kishës të shekullit të 12-të?!

Kur imazhet pushtuan internetin, një stuhi aludimesh dhe trillimesh pushtoi interesimin në rritje të njerëzve, shumë prej të cilëve nuk e njohën kurrë të vërtetën e një astronauti të gdhendur në gurë në një kishë të shekut të 12-të.

I vendosur në brigjet e lumit Tormes, qyteti i lashtë spanjoll i Salamanca është një nga qytetet më të vjetra universitare në Evropë, me një koleksion të pasur të monumenteve të Rilindjes, Romake, Gotike dhe Barok. Midis tyre janë dy katedrale mbresëlënëse, Katedralja e Vjetër dhe Katedralja e Re.

Katedralja e Vjetër, e ndërtuar në fund të shekullit të 12 -të, është në stilin romanik me Kullën e jashtëzakonshme Gallo, dhe i kushtohet Shën Marisë së Detit. Ai është i mbyllur për publikun dhe hapet vetëm në raste shumë të veçanta.

Në fillim të shekullit të 15 -të, u vendos që Salamanca kishte nevojë për një katedrale më të bollshme dhe më madhështore. Rezultati ishte Katedralja e Re, e ndërtuar midis shekujve 16- 18 në një gërshetim stilesh arkitekturore gotike dhe barok, të porositur nga Mbreti Katolik, Ferdinand V i Castile të Spanjës. Ajo është një nga manifestimet përfundimtare dhe më mbresëlënëse të arkitekturës gotike dhe një nga shembujt e fundit të këtij virtuoziteti krijues, ndërtuar në Spanjë.

Hyrja e saj kryesore përbëhet nga tre harqe të dekoruar me pasuri të mëdha, secila që çon në tre anijet (seksionet) e kishës. Pjesa e brendshme dallohet për qemerët e saj të hollë, qoshet delikate dhe shtyllat e holla, tregues të një mjeshtërie të përsosur të ndërtimtarisë së asokohëshme. Tavanet prej guri të harkuar të katedrales përmbajnë piktura të këndshme dhe muret e saj ranore janë gdhendur në mënyrë të ndërlikuar dhe me një fantazi marramendëse.

Ajo që është interesante për këtë katedrale është se midis gdhendjeve të zbukuruara në fasadë, janë ato të faunit që ha një akullore, një rrëqebull, një dem, një karavidhe dhe një astronaut, i kompletuar me çizme, kokore dhe aparate frymëmarrjeje në shpinë, me tuba të ngjitur në pjesën e përparme të kostumit të tij. Fotografitë e kësaj figure astronauti kanë qarkulluar në internet përmes postës elektronike, forumeve dhe blogjeve për vite me radhë, duke gjeneruar një sasi të konsiderueshme debati, shpesh pa mundur të jetë argumentues dhe sqarues për një truk që restauratorët e vonë kanë bërë.

Sidoqoftë, origjina e gdhendjes nuk është as e lashtë as misterioze, kjo është ajo që duhet nënvizuar dhe sqaruar përfundimisht. Simbolet bashkëkohore u shtuan në vitin 1992 gjatë punës restauruese në katedrale, kur një nga artizanët e përfshirë në projekt zgjodhi të gdhendte figura të çuditshme në gur, si një mënyrë për të nënshkruar veprat e tyre. Simboli u shtua nga gurgdhendësi, Miguel Romero nën mbikëqyrjen e Jeronimo Garcia, personi përgjegjës për restaurimin, i cili thuhet se zgjodhi një astronaut si një simbol të përshtatshëm të shekullit të njëzetë.

Është e nevojshme të thuhet, gjetja i ka lënë të gjithë në një gjendje të thellë shoku. Sigurisht, ka shumë mistere të tilla në botë, sikurse edhe kjo rrëmbeu furishëm ethet për të besuar teorinë sipas së cilës ne vijmë nga pararendës po kaq, mos shumë më të progresuar në aspektin teknologjik. Zbulime të lashta që na kanë kapur disi në befasi kureshtarët që besojnë në një marrëdhënie të hershme aliene, siç janë bateritë e vjetra të gjetura në Egjipt, të datuara si më të vjetra se Krishterimi. Por gjetja e një astronauti të gdhendur midis stolive fetare, nuk është një detyrë e lehtë për t’u shpjeguar teoricienëve të komplotit, të cilët, kanë arsye të theksojnë dhe mendojnë se qeveritë kanë të bëjnë me mbulimin e ekzistencës së alienëve.

Disa kanë argumentuar në shkrime të ndryshme se një pjesë e mirë e teknologjisë dhe njohurive që njerëzit, kanë fituar me kalimin e kohës, vjen nga qenie jashtëtokësore. Dhe kjo do të kishte një kuptim të caktuar, duke marrë parasysh njohuritë e avancuara të Egjiptianëve të shfaqura gjatë ndërtimit të piramidave.

Inca përfitoi gjithashtu nga informacioni revolucionar, kur ata ndërtuan Machu Picchu, dhe kalendari diellor Mayan është një mrekulli e vërtetë e botës. Stonehenge në Angli është një observator diellor gati i përsosur, dhe kjo i bën njerëzit të pyesin, se si egërsirat arritën të ngrenë struktura të tilla të mrekullueshme.

Dhe disa monumente përshkruajnë njerëz që hipin në qerre në qiell. Këta janë perënditë, disa prej të cilëve kanë helmeta hapësinore në kokë. Sidoqoftë, këto pyetje do të mbeten pa përgjigje për një kohë të gjatë, dhe asnjë zgjidhje nuk është ende në dispozicion nga Spanja. Gjithsesi ajo që mbetet e sqaruar tashmë është se astronauti në kishën e shekullit të 12-të ishte pjellë e një procesi rinovimi të përfunduar në vitin 1992, kur ndërtuesve iu kërkua të përfshinin simbole moderne krahas atyre të lashta në stolisjet e strukturës zbukuruese të katedrales.

Albert Vataj

admin admin

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

2 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

3 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

3 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

3 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

4 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

4 days ago