Gjatë muajve të verës, ekspozimi ynë në diell është i lartë dhe veçanërisht gjatë pushimeve tona. Kjo rezulton që trupi ynë të jetë i ekspozuar ndaj rrezatimit diellor për shumë orë.
Ky ekspozim i tepërt në diell mund të shkaktojë probleme për lëkurën tonë pasi rrit stresin oksidativ. Megjithatë, shkencëtarët raportojnë se sipas studimeve ka ushqime të pasura me antioksidantë që mund të na mbrojnë nga rrezatimi diellor.
Sipas Organizatës Qendrore të Tregjeve dhe Peshkimit, ushqimi kryesor për të na mbrojtur nga dielli është domatja dhe salca e domates. Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopen, e cila ka një efekt të fortë antioksidues. Likopeni gjendet edhe në fruta të tjera të kuqërremta, si shalqiri dhe grejpfruti.
E rëndësishme është edhe konsumimi i frutave dhe perimeve të verdha dhe portokalli, si karrotat, kajsitë, patatja e ëmbël, misri. Të gjitha këto fruta dhe perime janë të pasura me karotenoide. Këta përbërës duket se shfaqin një efekt “fotoprotektiv” dhe veprojnë në thelb në rastet e çrregullimeve të gjendjes fiziologjike të lëkurës.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…